Flash

Hapet 40% e kutive të Fierit/ A po e rrezikon PS mandatin e 12-të?

Lapsi.al 30 June 2025
Hapet 40% e kutive të Fierit/ A po e rrezikon PS mandatin e 12-të?

Rinumërimi i votave të qarkut të Fierit po pritet me interes duke qenë se ai i Tiranës nuk prodhoi asgjë. Në këtë qark PS mori si asnjëherë tjetër 12 deputetë ndërsa 4 shkuan për PD-në.

Ai që i shkoi afër zgjedhjes si deputet është Azmer Duleviç që udhëheq koalicionin “Nisma Shqipëria Bëhet” dhe që shpreson të rikuperojë 519 vota për të marrë një mandat në Kuvend.

Por nga hapja e 230 kutive këtë të hënë ose gati 40% e 587 kutive që janë për t’u hapur është vënë re se PS-së në 11 maj i “është ngrënë haku” me 22 vota ndërsa “Nisma Shqipëria Bëhet” ka 5 vota më shumë nga sa i takojnë.

Pra diferenca ka zbritur në rreth 500 vota që PS të humbë mandatin e 12-të. Ndërsa që PD të marrë mandatin e pestë duhet që të rikuperojë rreth 6300 vota më shumë nga rinumërimi ose PS të ketë rreth 19,000 vota më pak. Kjo duket krejtësisht e pamundur duke parë që deri tani PD-së i janë hequr 69 vota si të marra padrejtësisht.

Përveç “luftës” mes partive ka edhe një tjetër “beteje” brenda socialistëve. Zegjine Çaushi dhe Maldita Bardho dolën nga numërimi i 11 majit me një diferencë prej 64 votash për të parën që shkoi në Kuvend.

Zegjine Çaushi e ka forcuar mandatin me 5 vota të tjera plus, që i shtohen nga rinumërimi, ndërsa Bardho ka humbur 39 vota. Në anën e PD diferenca mes kandidatëve në listë të hapur nuk do të ketë efekt në mandate pasi ata nuk arritën të plotësonin as listën e mbyllur. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Manuali për kapjen e medias: Made in Albania

Një aspekt kyç i sistemit politik shqiptar është aparati i tij mediatik, i cili funksionon si zëdhënësi kryesor i propagandës së qeverisë. Reporterët pa Kufij e...

18:46

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI