Flash

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57

Vlera e rezervave të arit të BSH arrin nivelin më të lartë historik

Lapsi.al 30 June 2025
Vlera e rezervave të arit të BSH arrin nivelin më të

Vlera e rezervave të arit të Bankës së Shqipërisë ka arritur nivelin më të lartë historik këtë vit. Sipas informacionit nga Banka Qendrore, në fund të muajit prill rezervat e arit monetar arritën vlerën e 313 milionë eurove, në rritje me 34% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Sipas të dhënave më të fundit, në 31 dhjetor 2024, sasia e rezervave të arit të Bankës së Shqipërisë ishte afërsisht 109 mijë onz ose rreth 3.4 tonë. Sasia e rezervës ka ngelur e pandryshuar në raport me vitin 2023. Rritja e vlerës së arit monetar i detyrohet rrjedhimisht ecurisë së çmimit të tij në tregjet ndërkombëtare, që kanë shfaqur një tendencë në qartë rritëse në vitin e fundit.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, në fund të muajit prill një onz ar këmbehej afërsisht me 285 mijë lekë, ndërsa në mesin e muajit qershor vlera e kursit të arit ka arritur në 289 mijë lekë, në rritje me 32% krahasuar me një vit më parë. Ky ndryshim përkon afërsisht me rritjen e vlerës së arit monetar brenda rezervës valutore të vendit.

Blerja e fundit e rezervave të arit, sipas informacionit publik të disponueshëm nga banka e Shqipërisë, është kryer në vitin 2023. Në kuadër të rivlerësimit periodik të peshës së arit monetar në rezervën valutore, në shkurt 2023, Këshilli Mbikëqyrës mori vendim për blerjen e 28 lingotave ar, në sa si 11,200 onz ose rreth 0.35 tonë.

Rezervat e arit përbëjnë një pjesë relativisht të vogël të rezervës valutore të vendit, me rreth 4.7% të vlerës së aseteve totale të kësaj rezerve. Megjithatë, pesha e arit në strukturën e rezervës valutore është në rritje në vitet e fundit. Një vit më parë, ai përbënte 4.3% të vlerës së mjeteve të rezervës, ndërsa dy vjet më parë më pak se 4%.

Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, vlera e mjeteve të rezervës në fund të muajit shkurt arriti në 6.73 miliardë euro, në rritje me 7.4% që nga fillimi i vitit dhe me 23.6% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Vitin e kaluar, rritja e rezervës valutore u ndikua nga blerjet e mëdha të valutës nga Banka e Shqipërisë në tregun e brendshëm valutor. Sipas informacionit zyrtar të publikuar në fund të marsit, Banka e Shqipërisë bleu afërsisht 933 milionë euro në tregun e brendshëm valutor në 2024. Sasia e valutës së blerë është rritur me 249% krahasuar me një vit më parë.

Banka e Shqipërisë ka planifikuar një rritje të mëtejshme të blerjeve të valutës në vitin 2025, të paktën në pjesën që lidhet me rezervën valutore, megjithëse, siç kanë treguar të dhënat e deritanishme të vitit të kaluar, blerjet më të mëdha kanë qenë ato direkte, me objektiv kontrollin e kursit të këmbimit.

Ndërsa në pjesën e parë të këtij viti vlera e rezervës u ndikua pozitivisht nga emetimi i Eurobondit të radhës nga qeveria shqiptare. Në përfundim të procesit, u emetuan 650 milionë euro Eurobonde me maturim 10-vjeçar dhe fondet e siguruara prej tyre u transferuan në llogaritë e qeverisë shqiptare pranë Bankës së Shqipërisë. Kjo i ka dhënë një shtysë të mëtejshme rritjes së rezervës valutore./ Monitor

Të këshilluara

Këmbimi valutor për këtë fillimjave

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, euro do të blihet me 97.6 lekë dhe do të shitet me 98.4 lekë, ndërsa një dollar amerikan do të blihet sot me 83.1 lekë dh...

08:21

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI