Flash

Zhvilluan takim në ambasadën kineze pa protokoll zyrtar, furtunë shkarkimesh në AKU

Lapsi.al 30 June 2025
Zhvilluan takim në ambasadën kineze pa protokoll zyrtar, furtunë

AKU është tronditur nga themelet pas largimit të 2 drejtuesve më të rëndësishëm, ndërkohë priten shkarkime të tjera në ditët në vijim. Burime për Ora News bëjnë me dije se Drejtori i Menaxhimit të Riskut Martin Jorgaqi dhe Drejtori i Komunikimit të Riskut dhe Monitorimit Leonard Muskaj kanë dhënë dorëheqjen.

Dorëheqja e tyre erdhi pasi në kundërshtim me protokollin zyrtar kanë zhvilluar një takim në ambasadën kineze pa vënë në dijeni Ministren Anila Denaj dhe Ministrinë e Punëve të Jashtme.

Ende nuk dihet arsyeja e vizitës së 2 drejtuesve të AKU në ambasadën Kineze, por pas marrjes së këtij informacioni është mbledhur menjëherë Komisioni Disiplinor në AKU.

Pas mbledhjes me dyer të mbyllura Martin Jorgaqi dhe Leonard Muskaj kanë dhënë dorëheqjen. Situata rëndohet akoma më shumë pasi edhe Drejtori i Komanduar i AKU Manush Kullolli ishte në dijeni të këtij takimi, por nuk ka informuar eprorët.

Përplasje ka patur edhe me herët midis Ministres Denaj dhe Drejtorit AKU Manush Kullolli, kjo pasi Ministria nuk i ka aprovuar listën me 60 persona që Kullolli i ka venë në dispozicion për krijimin e Task Forcës në AKU. Edhe pse Task Forca duhet të ishte aktive që ne 6 qershor ajo ende nuk është ngritur. /Ora News

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI