Flash

25 mijë fishekët e trafikuar nga Shqipëria... për dasmat në Kretë

Lapsi.al 1 July 2025
25 mijë fishekët e trafikuar nga Shqipëria... për dasmat

Një 65-vjeçar nga Kreta me një të shkuar në tregtinë e armëve konsiderohet si “truri” i organizatës së trafikut të municioneve nga Shqipëria drejt Greqisë të goditur nga policia helene këtë të martë. 5 persona u vunë në pranga, nga të cilët njëri ishte shqiptar ndërsa një tjetër shqiptar u shpall në kërkim.

Sipas vlerësimeve të policisë greke, banda donte të "hidhte në tregun e Kretës fishekë, në prag të dasmave të verës". Në të kaluarën, të ashtuquajturit "shoferë plumbash" shfaqeshin në evente shoqërore me furgonë dhe i furnizonin ata me fishekë për "zakonin" e vjetër.

Banda e shpërbërë nga ELAS kishte për qëllim 25,000 plumbat e importuar nga Shqipëria për... dasma në Kretë

Këtë herë u gjetën rreth 25 000 fishekë në posedim të anëtarëve të organizatës. I njëjti person u arrestua edhe në 2019 me mbi 120 000 fishekë dhe kallashnikovë. “Protothema” shkruan se 65-vjeçari i kishte siguruar plumbat në Shqipëri dhe kishte mundur t’i kontrabandojë brenda një depoje të posaçme kamioni. Megjithatë të njëjtat burime shkruajnë se përveç dasmave, fishekët shkojnë edhe për grupet kriminale.

Në rastin e vitit 2019, 59-vjeçari kishte udhëtuar disa herë në Shqipëri për të arritur te "burimi" dhe për t'u takuar ballë për ballë me furnizuesit e tij. Bazuar dosjen hetimore, sa herë që ai udhëtonte jashtë Kretës, e linte telefonin e tij personal celular në shtëpi në mënyrë që të mos zbulohej gjurma e tij. Sipas autoriteteve, ai dyshohet se hyri në Shqipëri në këmbë për të shmangur pikat e kontrollit. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI