Flash

Drogë nga Amerika Latine në Zvicër, SPAK çon për gjykim grupin kriminal

Lapsi.al 1 July 2025
Drogë nga Amerika Latine në Zvicër, SPAK çon për

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka përfunduar hetimet dhe ka çuar për gjykim dosjen penale nr. 108 të vitit 2024 ndaj dy të pandehurve kryesorë të një grupi të strukturuar kriminal që merrej me trafikimin ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Në bankën e të akuzuarve do të ulen Gëzim Bakalli (i njohur edhe me identitetin Shkëmbim Cërmanji) dhe Erjon Loci, të cilët, sipas SPAK, kanë qenë pjesë aktive e një grupi ndërkombëtar të trafikut të drogës që operonte mes Amerikës Latine, Gjermanisë dhe Zvicrës, përmes Shqipërisë.

Akuzat ndaj Gëzim Bakallit:

Sipas hetimeve, Bakalli ka qenë drejtues dhe financues i aktivitetit kriminal në 15 episode të ndryshme të trafikimit të drogës, të kryera nga një grup i strukturuar kriminal. Ai akuzohet për:

Trafikim të lëndëve narkotike në formë të përsëritur dhe në bashkëpunim (nenet 283/a/2, 28/4, 334/1)

Drejtim të grupit të strukturuar kriminal (neni 333/a/1)

Falsifikim të dokumenteve zyrtare: pasaportë, patentë dhe kartë identiteti kosovare

Akuzat ndaj Erjon Locit:

Loci akuzohet për pjesëmarrje në grupin kriminal dhe përfshirje në prodhimin dhe shitjen e lëndëve narkotike në të paktën 6 episode. Ai dyshohet se ka ndihmuar në transportimin dhe shpërndarjen e drogës në territorin zviceran.

Hetimi ndërkombëtar dhe sekuestrimet:

Procedimi penal është zhvilluar në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet zvicerane, Byronë Kombëtare të Hetimit dhe Policinë e Shtetit. Hetimet janë kryer përmes metodave speciale, përfshirë përgjimet në aplikacionet e enkriptuara “Sky ECC”, “Threema” dhe “Signal”.

Si rezultat i operacionit të përbashkët janë sekuestruar:

345.4 kg kokainë (pastërti nga 86.9% në 44.2%)

22.25 kg heroinë (pastërti nga 62% në 30.7%)

1 kg kokainë (në tentativë)

2 kg marijuanë

10,000 tableta ecstasy

2 armë zjarri (SIG 210 dhe SIG 220), municion luftarak

Aksesorë luksi: një orë “Rolex” dhe një “Hublot”

6 telefona celularë, pajisje regjistruese, kapuçë maskimi

Dokumente pasurish dhe kontrata të dyshimta

Hetimet vijojnë për persona të tjerë

Me qëllim zbardhjen e plotë të rrjetit kriminal dhe identifikimin e bashkëpunëtorëve të tjerë, SPAK ka vendosur të ndajë një pjesë të hetimeve në një procedim të ri penal nr. 108/1 i vitit 2025, për të cilin hetimet janë ende në vijim.

Grupi, sipas SPAK, ka operuar në mënyrë të organizuar ndër vite (2018–2024) duke trafikuar dhe tregtuar sasira të mëdha droge në Zvicër dhe vende të tjera europiane.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI