Flash

Ekstradohet ish-shoqëruesi i Saimir Tahirit, akuzohet për trafikim të mbi 1 ton droge

Lapsi.al 2 July 2025
Ekstradohet ish-shoqëruesi i Saimir Tahirit, akuzohet për trafikim

Një ditë pas arrestimit është ekstraduar nga Franca drejt vendit tonë, Paul Deda, ish-truproja i Saimir Tahirit.

Paul Deda, 50 vjeç u vu në pranga në kuadër të operacionit të koduar “The Wanted”. Sipas policisë, i arrestuari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga SPAK, për trafikimin e mbi 1 ton kanabis nga Shqipëria në Itali.

“Në një veprim të koordinuar me Interpol Paris, është arrestuar në Francë shtetasi shqiptar P.D., 50 vjeç, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga SPAK, për trafikim të mbi 1 ton Cannabis.

Si rezultat i shkëmbimit në kohë reale të informacionit mes strukturave të specializuara të Policisë së Shtetit dhe Interpol Tiranës me autoritetet franceze, P.D. u lokalizua dhe arrestua nga policia franceze, me qëllim ekstradimin e tij në Shqipëri”, thotë policia.

Kujtojmë që Gjykata e Shkallës së Parë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për 50-vjeçarin, i akuzuar për trafikim të lëndëve narkotike dhe pastrim parash, në kuadër të një organizate kriminale.

Hetimet tregojnë se Paul Deda në bashkëpunim me shtetas shqiptarë dhe italianë, ka tentuar të trafikojë drejt Italisë mbi 1016 kilogramë Cannabis Sativa të kultivuar në Shqipëri, përmes rrugës detare. Kjo sasi narkotikësh u sekuestrua nga Policia italiane në Bari, ku gjithashtu u arrestuan dy pjesëtarë të tjerë të organizatës kriminale.

Të këshilluara

Zhduket shoku i besuar i Aleksandër Sadikajt

Eraldo Muça, një prej miqve më të besuar të Aleksandër Sadikaj, është zhdukur pa gjurmë prej më shumë se dy javësh në Memaliaj. Sipas gazetares Klodiana Lala, p...

19:00

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI