Flash

Mbetet në burg 36-vjeçari që përdhunoi të bijën e mitur

Lapsi.al 2 July 2025
Mbetet në burg 36-vjeçari që përdhunoi të bijën

Ka përfunduar me masën e sigurisë “arrest me burg” seanca për 36-vjeçarin Zamir Meta, i cili akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me vajzën e tij 12-vjeçare.

Vendimi u mor vetëm pak çaste më parë nga Gjykata e Fierit.

Sipas ekspertizës mjeko-ligjore, abuzimi ndaj të miturës është kryer disa herë, çka përforcon akuzat ndaj të dyshuarit.

Në fazën e hetimeve paraprake, Meta ka pranuar ngjarjen gjatë marrjes në pyetje si person nën hetim. Në seancën e sotme, ai nuk ka folur, por ka tundur kokën në shenjë pohimi kur u pyet për akuzat.

Ndaj 36-vjeçarit rëndon akuza për marrëdhënie seksuale me të mitur, vepër që dënohet rëndë nga Kodi Penal. Hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes vijojnë.

Ndërkohë në prononcimin e saj për mediat nêna e të miturës ka pohuar se abuzimi ka qënë sistematik ndërsa ka kërkuar dënim maksimal për bashkëshortin e saj.

Ajo ka pohuar gjithashtu se nuk ka qënë në dijeni më herët dhe gjithçka e ka mësuar pas denoncimit të vajzës në polici.

Të këshilluara

Emanuel Makron ka një problem

Gara presidenciale e Francës për vitin 2027 është plotësisht e hapur. Pesë apo gjashtë zgjedhjet e fundit në vend kanë sjellë surpriza dhe kthesa të papritura,...

15:03

Zhduket shoku i besuar i Aleksandër Sadikajt

Eraldo Muça, një prej miqve më të besuar të Aleksandër Sadikaj, është zhdukur pa gjurmë prej më shumë se dy javësh në Memaliaj. Sipas gazetares Klodiana Lala, p...

19:00

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI