Flash

Ministri i Jashtëm: Do kërkoj një konsullatë maqedonase në Korçë

Lapsi.al 2 July 2025
Ministri i Jashtëm: Do kërkoj një konsullatë maqedonase

Ministri i jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Timcho Mucunski zhvilloi të mërkurën një vizitë në Pustec, ku zhvilloi takime me komuniteti maqedonas atje.

Në një komunikim për mediat Mucunski tha se qeveria e RMV duhet të bëjë më shumë për këtë komunitet ndërsa shtoi se do t’i kërkojë homologut të tij shqiptar hapjen e një konsullate maqedonase në Korçë

“Këtu në Pustec kemi komunitetin tonë maqedonas, kam ardhur me ministrin e brendshëm dhe pas pak do na bashkohet dhe ministri i kulturës. Komuniteti ka kontribuar në shoqërinë shqiptare ndërsa ne si qeveri duhet të bëjnë me tepër për minoritetin maqedonas në Pustec.

Duhet të financojmë projekte sociale dhe kulturore në këtë zonë. Duhet një nivel më i lartë konsullor, jo vetëm pasaportizimi i tyre por dhe aspekte të tjera. Unë do të takoj javën tjetër kolegun tim Igli Hasani javën tjetër në Ohër, kemi një marrëdhënie fantastike me të. Gjithashtu do i kërkoj ministrit shqiptar hapjen e një konsullate maqedonase në Korçë”, tha ministri maqedonas.

I pyetur lidhur me takimet që kryeministri shqiptar dhe ai i Kosovës zhvilluan me subjektet shqiptar në RMV Mucunski u përgjigj:

“Kryeministri kosovar e shqiptar ishin të ftuar dje për një samit të suksesshëm për axhenden europiane. Unë mund të them se ishte një samit që shkoi mirë. Aktivitetet politike janë normale kudo.

Unë jam një besimtar i demokracisë. Po, kemi zgjedhje pas pak kohësh, ku ne si koalicion qeveritar jemi besimplotë qe do te fitojmë për punët e bëra. Jemi një shoqëri multietnike”, u shpreh ai.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI