Flash

Tragjike, humb jetën sulmuesi i Liverpool Diogo Jota: u dogj në makinë edhe i vëllai

Lapsi.al 3 July 2025
Tragjike, humb jetën sulmuesi i Liverpool Diogo Jota: u dogj në
Diogo Jota, sulmuesi portugez i Liverpool, ka mbetur viktimë e një aksidenti rrugor në provincën e Zamoras në Spanjë. Në makinë, bashkë me të ishte edhe i vëllai 26 vjeçar, për të cilin gjithashtu nuk kishte shumë për të bërë. 28 vjeçari i Liverpool dhe Portugalisë, humbi jetën natën e kaluar në një aksident rrugor rreth orës 1 të natës. Përplasja fatale ndodhi në kilometrin 65 të A-52, pranë komunës së Palacios de Sanabria. Sipas dëshmitarëve që njoftuan shërbimet e ndihmës, makina u përfshi nga flakët, me zjarrin që u përhap edhe tek bimësia përreth. Në automjet, futbollisti nuk ishte i vetëm, por ishte me vëllain e tij, André, gjithashtu futbollist profesionist: shërbimet mjekësore që mbërritën në vendngjarje nuk mundën të bënin gjë tjetër veçse të konstatonin vdekjen.

Lexo më tej: Video/ Diogo Jota i dha fitoren në shtesë Liverpool, festimi i Klopp përfundon me... dëmtim

Një rikonstruksion i parë i tragjedisë i bërë nga zjarrfikësit që ndërhynë në vendngjarje tregon se automjeti humbi kontrollin dhe, pasi doli jashtë rrugës, mori flakë. Po zhvillohen hetime për të kuptuar shkakun e saktë të aksidentit.

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI