Flash

Aksidentoi për vdekje turistin sllovak, arrestohet shoferi 24-vjeçar

Lapsi.al 3 July 2025
Aksidentoi për vdekje turistin sllovak, arrestohet shoferi 24-vjeçar

Një 24-vjeçar është vënë në pranga në lidhje me aksidentin e regjistruar ditën e djeshme ku për pasojë humbi jetën një shtetas i huaj. I riu i arrestuar po drejtonte një makinë kur përplasi motomjetin e një turisti sllovak.

Ai nuk arriti tu mbijetonte plagëve ndërsa bashkëshortja e tij ka mbetur e plagosur rëndë dhe po trajtohet në Spitalin e Traumës. 24-vjeçari akuzohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë dje, për aksidentin në aksin rrugor në fshatin Kryezi, informojmë se specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, shtetasin R. V., 24 vjeç, banues në Tiranë.

Nga përplasja e automjetit që drejtonte ky shtetas me motomjetin që drejtonte shtetasi sllovak Z. S., 63 vjeç, humbi jetën drejtuesi i motomjetit dhe u dëmtua bashkëshortja e tij, shtetasja K. S., 65 vjeçe, që udhëtonte me të, e cila ndodhet në Spitalin e Traumës, jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.

Të këshilluara

Nis seanca plenare në Kuvend

Seanca e fundit plenare për këtë legjislaturë ka nisur ditën e sotme në Kuvend. Në seancën e sotme në rend dite është janë një sërë projektligjesh për të diskut...

10:20

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI