Flash

Zjarr masiv në Spanjë, konfirmohen dy viktima, mijëra të tjerë të izoluar nga flakët

Lapsi.al 3 July 2025
Zjarr masiv në Spanjë, konfirmohen dy viktima, mijëra të

Një zjarr masiv që ka shpërthyer në zonën rurale mes Sanauja dhe Ribelles po përhapet me shpejtësi drejt qytetit Agramunt, duke detyruar autoritetet të ndërhyjnë me forca të shumta zjarrfikëse.

Sipas autoriteteve, flakët kanë përfshirë mbi 6.500 hektarë, duke e klasifikuar këtë si një zjarr i gradës së gjashtë – zjarre ekstremisht të dhunshme që krijojnë edhe motin e tyre përmes reve të tymit, të njohura si pirokumulus. Dy burra, 32 dhe 45 vjeç, humbën jetën tragjikisht pranë Agramunt.

Mbi 20.000 banorë të qyteteve përreth, përfshirë Agramunt, Pons, Guissona dhe Oliola, u detyruan të qëndrojnë të mbyllur në banesat e tyre për shkak të tymit të dendur dhe rrezikut nga përhapja e zjarrit. Qielli mbi këto zona është kthyer në një ngjyrë portokalli të thellë, ndërsa në tokë bie hi.

Zjarri është përshkruar si “jashtë çdo parashikimi”, për shkak të një kombinimi të rrezikshëm: thatësisë ekstreme, nxehtësisë përvëluese dhe erërave me shpejtësi deri në 125 km/h. Kjo ka shkaktuar përhapje të menjëhershme dhe të paparashikueshme të flakëve në disa drejtime.

Pas ndërhyrjes së dhjetëra ekipeve zjarrfikëse, avionëve dhe ndihmës nga reshjet e para të shiut, zjarri është aktualisht nën kontroll, megjithëse rreziku mbetet i lartë për ringjallje të vatrave. Autoritetet kanë vendosur të mbajnë të aktivizuar planin emergjent INFOCAT për situata ekstreme gjatë verës.

Pamjet e publikuara në rrjete sociale dhe nga media lokale tregojnë skena apokaliptike: qytete të mbuluara nga një mjegull portokalli, tym i trashë që ngrihet deri në 19 kilometra lartësi dhe fshatra të tëra të rrethuar nga flakët.

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI