Flash

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Blac Chyna i jep fund fejesës me producentin Derrick Milano

Lapsi.al 4 July 2025
Blac Chyna i jep fund fejesës me producentin Derrick Milano

Blac Chyna, ka konfirmuar ndarjen nga i fejuari i saj, producenti dhe fituesi i Grammy-t, Derrick Milano.

“Pas shumë lutjesh dhe reflektimesh, Derrick dhe unë kemi vendosur të anulojmë fejesën,” shkroi 37-vjeçarja në Instagram Story të enjten, më 3 korrik.

“E duam njëri-tjetrin thellësisht dhe mbetemi miq të mirë, por besojmë se udhëzimi i Zotit na ka treguar se kjo është rruga e duhur për të dy, ndërsa vazhdojmë rrugëtimin tonë individual,” shtoi ajo. Edhe Milano ndau një deklaratë të ngjashme në profilin e tij në Instagram Story.

Çifti nisi lidhjen në maj 2023 dhe e bëri publike në shtator të po atij viti. Në tetor 2024, Derrick i propozoi Blac Chyna në skenë, gjatë një eventi në Universitetin Howard, në qytetin e saj të lindjes, Uashington D.C., duke e emocionuar publikun dhe të fejuarën e ardhshme me këngën “Let Me Love You” nga Mario.

Në atë kohë, të dy deklaruan për mediat: “S’do të mund të thuash më ‘çift i fuqishëm’ pa përmendur Blac Chyna dhe Derrick Gray!”

Modelja ka dy fëmijë nga lidhjet e mëparshme: djalin King, 12 vjeç, me reperin Tyga, dhe vajzën Dream, 8 vjeçe, me Rob Kardashian.

Të këshilluara

Brad Pitt: Divorci me Jolie më shkatërroi

Brad Pitt ka filluar një kapitull të ri në jetën e tij pas ndarjes nga Angelina Jolie. Një burim për Us Weekly është shprehur se divorci e kishte "kontrollua...

16:21

Gjykata refuzon lirimin me kusht për Diddy

Sean “Diddy” Combs është dënuar të qëndrojë në paraburgim pasi u shpall fajtor për akuza të lidhura me prostitucionin në gjyqin e tij të shumëpërfolur federal p...

19:50

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI