Flash

Detajet e tmerrshme/ Si u zbulua abuzimi i Zamir Metës me vajzën e tij të mitur

Lapsi.al 4 July 2025
Detajet e tmerrshme/ Si u zbulua abuzimi i Zamir Metës me vajzën e tij

Prokuroria e Fierit, zyrtarisht ka regjistruar procedim penal për Zamir Metën për dy vepra penale, pas dyshimeve për kryerjen e marrëdhënieve seksuale me vajzën e tij të mitur.

Përmes një njoftimi zyrtar, organi i akuzës thotë se ndaj personit nën hetim Zamir Meta, ka nisur procedimi për dy vepra penale: “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur” dhe “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona në gjini ose nën kujdestari”.

Prokuroria e Fierit thekson se, nga hetimet e deritanishme ka rezultuar se Zamir Meta është paraqitur pranë Stacionit të Policisë Patos për të kallëzuar largimin nga banesa të vajzës së tij të mitur.

‘Me marrjen e këtij kallëzimi, janë kryer veprimet e para hetimore të cilat kanë bërë të mundur që viktima e mitur të gjendet në banesën e shtetasit B.B. Gjatë intervistimit të viktimës së mitur ka rezultuar se, shkak për largimin e saj nga banesa ishte babai i saj, personi nën hetim Z.M., i cili, sipas saj, kishte filluar të kryente marrëdhënie seksuale me të që kur ishte 5 vjeç dhe vazhdonte ende. Personi nën hetim Z.M. ka pranuar të ketë kryer vetëm një herë marrëdhënie seksuale me të bijën e tij të mitur’, thuhet në njoftimin zyrtar të Prokurorisë së Fierit.

Njoftimi:

Kreu marrëdhënie seksuale me të bijën e mitur, Prokuroria Fier procedon penalisht babain për dy vepra penale

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka regjistruar procedimin penal nr.927, datë 01.07.2025 në ngarkim të personit nën hetim Z.M, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur” dhe “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona në gjini ose nën kujdestari” të parashikuara nga nenet 100 prg. 2 dhe 106 të K.Penal, mbi bazën e kallëzimit të bërë në Komisariatin e Policisë Fier nga viktima e mitur P.M.

Nga hetimet e deritanishme rezulton se, personi nën hetim Z.M., është paraqitur pranë Stacionit të Policisë Patos për të kallëzuar largimin nga banesa të vajzës së tij të mitur P.M, e vitlindjes 2013. Me marrjen e këtij kallëzimi, janë kryer veprimet e para hetimore të cilat kanë bërë të mundur që viktima e mitur të gjendet në banesën e shtetasit B.B. Gjatë intervistimit të viktimës së mitur ka rezultuar se, shkak për largimin e saj nga banesa ishte babai i saj, personi nën hetim Z.M., i cili, sipas saj, kishte filluar të kryente marrëdhënie seksuale me të që kur ishte 5 vjeç dhe vazhdonte ende. Personi nën hetim Z.M. ka pranuar të ketë kryer vetëm një herë marrëdhënie seksuale me të bijën e tij të mitur.

Pas regjistrimit të procedimit penal dhe kryerjes së veprimeve të para hetimore, në datë 01.07.2025 Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka paraqitur në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier kërkesën për vleftësimin e ligjshëm të arrestimit në flagrancë dhe caktimin ndaj personit nën hetim Z.M masën e sigurimit personal shtrëngues “Arrest në burg”.

Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier me vendimin nr.62-205-3964, ka pranuar kërkesat e Prokurorisë, duke caktuar ndaj personit nën hetim Z.M. masën e sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në burg”.

Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm derisa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI