Flash

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Katy Perry dhe Orlando Bloom konfirmojnë ndarjen

Lapsi.al 4 July 2025
Katy Perry dhe Orlando Bloom konfirmojnë ndarjen

Katy Perry dhe Orlando Bloom i kanë dhënë fund marrëdhënies së tyre pas thuajse një dekade së bashku.

Lajmi është konfirmuar zyrtarisht nga përfaqësuesit e çiftit në një deklaratë për Page Six, ku u theksua se qëllimi i tyre tani është bashkëprindërimi i vajzës së tyre, Daisy Dove.

“Orlando dhe Katy kanë kaluar muaj duke e transformuar marrëdhënien e tyre për t’u përqendruar te bashkëprindërimi. Do të vazhdojnë të shihen bashkë si familje, pasi prioriteti i tyre është vajza,” – thuhet në deklaratë.

Burime për Us Weekly bëjnë me dije se ndarja ka ndodhur muajin e kaluar dhe nuk ka qenë e papritur:

“Katy është e tronditur, por njëkohësisht e lehtësuar që nuk po kalon sërish një divorc si herën e parë. Martesa e saj me Russell Brand ishte një periudhë e vështirë për të.”

Çifti ka pasur marrëdhënie të tensionuara prej disa kohësh dhe ndarja ka ardhur natyrshëm, pa konflikte publike.

Vetëm një ditë para lajmit të ndarjes, Orlando postoi disa citate prekëse nga psikiatri Carl Jung në Instagram Story, duke folur për ndjenjën e vetmisë dhe trishtimit.

Ai gjithashtu u pa duke festuar në Itali në një event luksoz për martesën e Jeff Bezos dhe Lauren Sánchez. Katy nuk mori pjesë, duke qëndruar e angazhuar me turneun e saj muzikor “Lifetimes”.

 

 

Të këshilluara

Gjykata refuzon lirimin me kusht për Diddy

Sean “Diddy” Combs është dënuar të qëndrojë në paraburgim pasi u shpall fajtor për akuza të lidhura me prostitucionin në gjyqin e tij të shumëpërfolur federal p...

19:50

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI