Flash

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Ryan Reynolds nderohet me titullin më të lartë në Kanada

Lapsi.al 4 July 2025
Ryan Reynolds nderohet me titullin më të lartë në Kanada

Ryan Reynolds u nderua me një nga çmimet më të larta shtetërore në vendlindjen e tij, Kanada. Aktori 48-vjeçar mori titullin Oficer i Urdhrit të Kanadasë gjatë një ceremonie të veçantë të mbajtur në Ditën e Kanadasë, më 1 korrik, në kryeqytetin Ottawa.

Aktorja dhe bashkëshortja e tij, Blake Lively, 37 vjeçe, ishte pranë tij gjatë gjithë kohës, duke filmuar me telefonin e saj  teksa ai merrte medaljen zyrtare.

"Ishte një ditë e mrekullueshme dhe ai është jashtëzakonisht krenar për këtë nder," tha një burim për PEOPLE. "Familja e tij ishte aty për ta mbështetur, dhe ai gjithmonë e ka konsideruar Kanadanë si një prind të tretë!"

Në një deklaratë për mediat, dhënë në dhjetor 2024 kur u shpall zyrtarisht pjesë e listës së të nderuarve, Reynolds tha:

“Jam i mbushur me emocione dhe krenari. Jam pafund mirënjohës që jam pjesë e historisë së vazhdueshme të Kanadasë."

Ai falënderoi komunitetet nga e gjithë Kanadaja që e kanë mbështetur dhe formësuar si njeri.

“Do të doja ta ndaja këtë medalje në mijëra copa për ta shpërndarë me të gjithë ata që ndihmojnë njerëzit çdo ditë pa kërkuar lavdi apo duartrokitje.”

Në postimin e tij në rrjetin X (ish-Twitter), aktori i Deadpool & Wolverine falënderoi edhe qeverinë kanadeze për nderin, duke premtuar me humor se do të përdorë "fuqitë e mia për të bërë mirë… dhe për pak çmenduri të mirë."

Sipas qeverisë, Reynolds u vlerësua për ndihmën e tij në krijimin e mundësive për grupet e nënpërfaqësuara dhe për filantropinë e tij të gjerë që ka përforcuar komunitetet në gjithë vendin.

Urdhri i Kanadasë është titulli më i lartë civil që jepet për individë që kanë dhënë kontribute të jashtëzakonshme për vendin. Reynolds ka marrë më parë edhe Urdhrin e British Columbia si dhe Çmimin Humanitar të Akademisë Kanadeze të Kinemasë dhe Televizionit në vitin 2023.

 

Të këshilluara

Brad Pitt: Divorci me Jolie më shkatërroi

Brad Pitt ka filluar një kapitull të ri në jetën e tij pas ndarjes nga Angelina Jolie. Një burim për Us Weekly është shprehur se divorci e kishte "kontrollua...

16:21

Gjykata refuzon lirimin me kusht për Diddy

Sean “Diddy” Combs është dënuar të qëndrojë në paraburgim pasi u shpall fajtor për akuza të lidhura me prostitucionin në gjyqin e tij të shumëpërfolur federal p...

19:50

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI