Flash

Turqia vijon "luftën" me zjarret vdekjeprurëse, mijëra banorë të evakuar

Lapsi.al 4 July 2025
Turqia vijon "luftën" me zjarret vdekjeprurëse, mijëra

Zjarrfikësit në Turqi janë duke i vazhduar përpjekjet për t’i shuar zjarret që kanë përfshirë kodrat me pyje në perëndim të vendit të premten. Zjarret që shpërthyen në të paktën pesë vende të ndryshme në provincën bregdetare të Egjeut kanë shkaktuar vdekjen e dy njerëzve, shpërnguljen e dhjetëra mijëra banorëve dhe dëmtimin e rreth 200 banesave.

Zjarret thuhet të jenë shkaktuar nga temperaturat e larta, erërat e forta dhe lagështia e ulët. Ministri i Pylltarisë i Turqisë, Ibrahim Yumakli, tha të premten se zjarrfikësit, të mbështetur nga avionë zjarrfikës, janë ende në terren duke luftuar me një zjarr vdekjeprurës pranë qytetit Odemis për ditën e tretë me radhë.

Ndërkohë, ekipet e emergjencës po punojnë për ta parandaluar përhapjen e një zjarri të ri që shpërtheu të enjten vonë pranë rrethit të Bucës. Zjarri pranë Odemisit mori dy jetë – një punonjës pyjor që vdiq të enjten gjatë përpjekjeve për t’i shuar flakët, dhe një banor 81-vjeçar që humbi jetën për shkak të thithjes së tymit, sipas autoriteteve.

“Lufta jonë intensive nga ajri dhe toka për të kontrolluar zjarret në Odemis dhe Buca vazhdon”, tha ministri në platformën X, pa dhënë më shumë hollësi. Një tjetër zjarr që shpërtheu të mërkurën pranë destinacionit turistik të njohur në Çesme u vu nën kontroll të premten, tha Yumakli.

Zjarri nxiti evakuim në tri lagje dhe shkaktoi mbyllje të përkohshme të rrugëve. Zyrtarët turq nuk kanë dhënë ende ndonjë vlerësim të sipërfaqes së përgjithshme të tokës së djegur nga zjarret.

Autoritetet thanë se shumica e zjarreve në Izmir u shkaktuan nga defekte në linjat elektrike. Yumakli fajësoi zjarrin në Buca për shkëndijat e krijuara nga punëtorët e ndërtimit që përdornin një aparat për prerje metali. Zjarret verore janë të zakonshme në Turqi, ku ekspertët paralajmërojnë se ndryshimet klimatike po përkeqësojnë kushtet./ REL

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI