Flash

Alarmi për bombë, seanca në Kuvendin e Kosovës shtyhet për në mbrëmje

Lapsi.al 5 July 2025
Alarmi për bombë, seanca në Kuvendin e Kosovës shtyhet

Arben Loshi, sekretar i Kuvendit ka thënë se kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari ka vendosur që seanca konstituive të mbahet në orën 20:00.

Ky vendi është marrë pas një informate se në ndërtesën e Kuvendit ka një bombë.

Loshi bëri të ditur se njësiti i veçantë për antibombë po i kryejnë veprimet e tyre policore në hapësirën e kuvendit.

“Seanca konstituive e përcaktuar sot për në ora 11:00 pas alarmit për bombë i vazhdon punimet sot në ora 20:00 sipas njoftimit të kryesuesit të seancës konstituive, Avni Dehari…Policia, njësitet e veçanta antibombë është duke i bërë veprimet e saj policore. Ne mbetemi që të qëndrojmë jashtë ndërtesës së kuvendit, së paku 50 metra largësi sipas rekomandimeve kryesore. Njoftimin neve si administratë na ka dhënë polica për t’i liruar hapësirat. Ndërsa njoftimet e tjera i ka policia”, tha ai.

Ai tha se Policia ka njoftuar administratën për largim.

Të këshilluara

Dodik paraqitet vetë në prokurori

Lideri i serbëve të Bosnje e Hercegovinës, Millorad Dodik, e ka shmangur vuajtjen e paraburgimit, pasi të premten u paraqit vullnetarisht në Prokurorinë e Bosnj...

09:19

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI