Flash

Aksident në Elbasan

Një aksident rrugor është regjistruar në qendër të qytetit të Elbasanit, ku dy automjete janë përplasur me një...

20:04

Dhërmi/ Hidhnin inertet e ndërtimit të hotelit në plazh, arrestohet inxhinieri

Lapsi.al 5 July 2025
Dhërmi/ Hidhnin inertet e ndërtimit të hotelit në plazh,

Një inxhinier ndërtimi u arrestua nga policia, pasi u zbulua se në vijën bregdetarë të Gjilekës në Dhërmi, po hidheshin mbetje inerte nga ndërtimi i një hoteli në këtë zonë, objekt i cili u bllokua.

Inxhinieri i subjektit ndërtues u arrestua për veprën penale “Menaxhimi i mbetjeve”. Po ashtu policia kontastoi se dhe në disa vila banimi përreth hotelit ende me punime, ishin futur banorë pa përfunduar certifikimi i tyre nga autoritetet.

"Shkaktuan ndotje në plazhin e Gjilekës, duke hedhur mbetje inerte nga ndërtimi i një objekti hotelerie në këtë zonë, arrestohet inxhinieri i subjektit ndërtues.

Në bashkëpunim me AZHT dhe IKMT, bllokohet objekti në ndërtim dhe vilat përreth tij, në disa prej të cilave ishin futur banorë pa përfunduar procesi i çertifikimit.

Në zbatim të planit të masave për garantimin e rendit dhe mbrojtjen e mjedisit në zonat turistike, strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, konkretisht të Komisariatit të Policisë Himarë, në bashkëpunim me Agjencinë e Zhvillimit të Territorit dhe Inspektoratin Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, ushtruan kontroll në një subjekt ndërtues në vendin e quajtur Gjilekë, Drimadhë, fshati Dhërmi, ku po ndërtohen objekte hotelerie dhe banimi, me leje të miratuar.

Gjatë kontrollit u konstatuan shkelje mjedisore dhe administrative, konkretisht:

* Depozitimi i mbetjeve inerte ndërtimi në afërsi të objektit dhe në vijën bregdetare, duke sjellë ndotje të ambientit përreth;

* Përdorimi i objekteve banimi pa çertifikim për strehim të banorëve, në një fazë kur ende nuk ishin përfunduar punimet dhe procedurat ligjore për vënien në funksion të tyre.

Në përfundim të veprimeve procedurale, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. Dh., 26 vjeç, me detyrë inxhinier zbatues i këtij projekti ndërtimor, për veprën penale “Menaxhimi i mbetjeve”.

Gjithashtu, nga ana e IKMT-së u mbajt procesverbali për konstatimin e kundërvajtjes administrative dhe u bë bllokimi i objektit, deri në marrjen e masave për eliminimin e të gjitha shkeljeve ligjore të konstatuara.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme", njoftoi policia.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI