Flash

Diogo Jota, Liverpool do t’i paguajë rrogën familjes së tij deri në fund të kontratës

Lapsi.al 5 July 2025
Diogo Jota, Liverpool do t’i paguajë rrogën familjes së tij
Liverpool nuk do të lërë vetëm familjen e ish-futbollistit të tij, Diogo Jota. Ndërsa lojtarët, stafi teknik dhe drejtuesit janë nisur për në Gondomar për t’i dhënë lamtumirën e fundit sulmuesit të ndjerë, i cili humbi jetën në një aksident rrugor të tmerrshëm, klubi ka vendosur të bëjë diçka konkrete për të afërmit e tij: Reds do të paguajnë dy vitet e mbetura të kontratës së të ndjerit Jota familjes së tij.

Liverpool do t’i paguajë familjes dy vitet e fundit të kontratës

Lajmi i publikuar nga shtypi portugez, veçanërisht nga Record, ka gjetur konfirmime. Vazhdon kështu nisma e Liverpool, ende nën tronditjen e humbjes së lojtarit të vet dhe të vëllait të tij. Nuk është humbur kohë për të nderuar në mënyrën më të mirë kujtimin e portugezit Diogo Jota. Ndërsa ka nisur vigjilja e gjatë mortore, klubi ka njoftuar gjithashtu se do të tërheqë nga qarkullimi edhe fanellën e tij me numrin 20. Zgjedhje përkujtimore, por edhe konkrete. Familja e re e ish-futbollistit, i cili u largua pikërisht në momentin më të lumtur të karrierës së tij, do të ndihmohet në mënyrë konkrete nga klubi, i cili do të vazhdojë të përmbushë detyrimet e veta kontraktuale deri në përfundimin normal të marrëveshjes që e lidhte lojtarin me klubin. Kjo do të thotë që do të paguhen dy vitet e fundit të kontratës, me gati 5 milionë euro në sezon, që do të derdhen në llogaritë e gruas dhe tre fëmijëve që kishte me të Diogo Jota.

Diogo Jota, varrimi dhe emocionet e lojtarëve të Liverpool

Një vendim për t’u duartrokitur, që konfirmon vullnetin e Liverpool për të qenë pranë kësaj familjeje të re, të shkatërruar nga kjo tragjedi. Një afërsi që të gjithë po e tregojnë edhe fizikisht, pasi edhe futbollistët e Liverpool-it, pasi vizituan memorialin pranë stadiumit të Anfield, janë nisur për në Portugali për ceremoninë mortore. Shumë yje të futbollit, dhe jo vetëm, do t’u bashkohen mijëra personave që po i drejtohen Gondomar-it për të përkujtuar dy futbollistët e pafat, që u larguan shumë shpejt.

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI