Flash

Ende aktive vatra e zjarrit në fushën e mbetjeve të Elbasanit

Lapsi.al 5 July 2025
Ende aktive vatra e zjarrit në fushën e mbetjeve të Elbasanit

Zjarri në vendgrumbullimin e mbetjeve në landfillin e Elbasanit vijon për të pestën ditë rresht. Pavarësisht përpjekjeve për të shuar zjarrin, shtëllunga të mëdha tymi vijojnë të përhapen.

Depërtimi i zjarrit në brendësi të mbetjeve, temperaturat e larta dhe era e fortë kanë bërë të vështirë fikjen e zjarrit, i cili ka krijuar një tym toksik në të gjithë qytetin, duke shkaktuar një katastrofë mjedisore.

Bëhet e ditur se deri më tani janë hedhur mbi 20 mijë metër kub dhera, por nuk ka qenë e mjaftueshme për të përballuar situatën. Ndërkohë, qytetarët që jetojnë afër kanë thënë se po përballem me probleme si frymëmarrjen dhe shqetësime të tjera shëndetësore.

Ditën e djeshme qytetarët protestuan për katastrofën mjedisore që po ndodh në qytetin e tyre. Banorët fillimisht u mblodhën pranë Prokurorisë së Elbasanit dhe më pas marshuan drejt Bashkisë së qytetit.

Ata kërkuan përgjegjësi nga institucionet për menaxhimin e kësaj krize dhe për masat që duhen marrë për të parandaluar rrezikun që zjarri i mbetjeve po u sjell.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI