Flash

I arrestuar për pengmarrjen në "Astir", gjykata lë në burg Skerdi Sinën

Lapsi.al 5 July 2025
I arrestuar për pengmarrjen në "Astir", gjykata lë

Gjykata Penale e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për Skerdi Sinën, 29-vjeçari i cili pak ditë më parë u arrestua, lidhur me ngjarjen e 9 janarit të këtij viti në zonën e Astirit.

Mbrojtja ligjore e Sinës kërkoi masën detyrim paraqitje dhe ndalim i daljes jashtë shtetit, ose masën e sigurisë ‘arrest në shtëpi’, me argumentin se klienti i tij nuk ka lidhje me ngjarjen në fjalë dhe nuk ka mbajtur askënd me forcë, por kjo nuk u mor parasysh nga gjykata.

Avokati Erjon Kullolli, gjithashtu tha se sa i përket tentativës së Sinës për t’iu shmangur ndalimit të policisë, ai ka qenë në gjendje ankthi dhe nuk ka ditur si të vepronte.

Në muajin janar ai u shpall në kërkim, pasi dyshohet se kishte mbajtur peng një 21-vjeçare në një banesë të marrë me qira në Astir.

Pesë persona dyshohet se mbajtën të mbyllur në apartament 21-vjeçaren Sajma Qordja duke u shpallur në kërkim atë kohë dhe bëhet fjalë për Skerdi Sinën, Ogert Aliajn, Arnold Jahon, Anduel Aliajn dhe Joni Sadikajn. 21-vjeçarja mësohet se ishte e dashura e Sadikajt.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI