Flash

Me armë dhe municione në banesë, arrestohet 50-vjeçari në Lushnje

Lapsi.al 5 July 2025
Me armë dhe municione në banesë, arrestohet 50-vjeçari

Një 50-vjeçar është arrestuar nga policia e Lushnjes. Bëhet me dije se 50-vjeçari me iniciale V.XH mbante armët dhe municionin luftarak në banesën e tij, në Karbunarë. Gjithashtu janë sekuestruar 1 armë zjarri pistoletë, 1 armë zjarri kallashnikov, 1 armë gjahu çifte, 3 krëhëra dhe dhjetra fishekë luftarak. Ndërkohë materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

Lushnjë/Finalizohet operacioni policor "Strike" për goditjen e një rasti të armëmbajtjes pa leje. Sekuestrohen 1 armë zjarri pistoletë, 1 armë zjarri kallashnikov, 1 armë gjahu çifte, 3 krëhëra dhe dhjetra fishekë luftarak. Vihet në pranga 50-vjeçari që mbante armët dhe municionin luftarak në banesën e tij, në Karbunarë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë si rezultat i administrimit të menjëhershëm të informacioneve të siguruara në rrugë operative se një shtetas mbante armë zjarri pa leje në banesën e tij, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Strike”.

Në kuadër të këtij operacioni, u ushtrua kontroll i befasishëm në banesën e shtetasit V. Ç. ku gjatë kontrollit u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri pistoletë, 1 armë zjarri kallashnikov, 1 armë gjahu çifte, 3 krëhëra me fishekë dhe municion luftarak.

Në përfundim të veprimeve procedurale, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit V. Ç., 50 vjeç, banues në Karbunarë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI