Flash

Shihni si reciton Zegjineja tekstin e shkruar nga Rama (VIDEO)

Lapsi.al 5 July 2025
Shihni si reciton Zegjineja tekstin e shkruar nga Rama (VIDEO)
Zegjine Çaushi reagoi sërish sot duke recituar tekstin e shkruar nga Rama e që ajo e lexonte përballë prompterit në studiot e dikurshme të ERTV. Ajo e cilësoi vendimin e kandidates që i liroi vendin në Parlament si një akt fisnik dhe guximtar, duke e falënderuar publikisht. Zegjineja solli në vëmendje sfidat e saj personale dhe politike, duke theksuar përkatësinë e saj jashtë qendrave të mëdha urbane dhe duke hedhur kritika ndaj kundërshtarëve që – sipas saj – e kanë anatemuar në mënyrë të padrejtë. “Jam një prej mijëra vajzave dhe djemve të rritur larg qendrave urbane, me të njëjtën dëshirë dhe vlerë si çdo i ri që ka lindur në qytet. Kam qenë objekt sulmesh në studio televizive dhe nga politikanë që ulërasin emrin tim për të mbuluar zullumet e tyre, por kjo nuk më tremb,” vijoi ajo. Në fund të deklaratës, Çaushi i drejtoi një koment ironik deputetit të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi: “Gazo, je politikani më i dështuar, iu ke ngelur në derë dhe s’po dinë si të të heqin qafe",  thotë Zegjineja. Më poshtë reagimi i saj i plotë.
 
View this post on Instagram
 

A post shared by Zegjine Çaushi (@zegjine.caushi)

Të këshilluara

Dodik paraqitet vetë në prokurori

Lideri i serbëve të Bosnje e Hercegovinës, Millorad Dodik, e ka shmangur vuajtjen e paraburgimit, pasi të premten u paraqit vullnetarisht në Prokurorinë e Bosnj...

09:19

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI