Flash

Tragjedi në Teksas/ Lumi del nga shtrati dhe merr para kampin me 700 fëmijë

Lapsi.al 5 July 2025
Tragjedi në Teksas/ Lumi del nga shtrati dhe merr para kampin me 700

13 persona kanë vdekur në kontenë Kerr në shtetin amerikan të Teksasit pasi moti i keq dhe përmbytjet goditën disa pjesë të vendit. Shumë njerëz të tjerë janë të zhdukur në një kamp veror ku mungojnë rreth 20 fëmijë.

“Brenda 45 minutash, lumi Guadalupe u rrit 26 metra dhe ishte një përmbytje shkatërruese duke marrë përpara prona dhe për fat të keq edhe jetë njerëzish" - tha zv.Guvernatori Dan Patrick në një konferencë për shtyp.

Në kamp merrnin pjesë rreth 700 fëmijë tha ai duke shtuar se kishte pasur një "nivel katastrofik" përmbytjesh. Ai informoi prindërit se nëse nuk janë kontaktuar nga autoritete, fëmija i tyre është gjallë.

“Kjo nuk do të thotë që fëmijët e zhdukur janë të humbur. Ata mund të jenë jashtë komunikimit" - shtoi zëvendësguvernatori, i cili është guvernator në detyrë pasi Guvernatori Greg Abbott është me pushime. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI