Flash

Guri, shkopi dhe tryeza evropiane

Shqipëria po shkon drejt përshkallëzimit të konfliktit shoqëror dhe këtë nuk po e bën symbyllazi. Por, shikuar nga nj&eu...

12:10 Veton Surroi

11 vajza ende të zhdukura/ 68 viktima nga përmbytjet në Teksas, 21 janë fëmijë

Lapsi.al 6 July 2025
11 vajza ende të zhdukura/ 68 viktima nga përmbytjet në Teksas,

Numri i të vdekurve nga përmbytjet katastrofike në Teksas arriti të paktën në 68 të dielën. Mes viktimave janë 21 fëmijë ndërsa kërkimi për vajzat e zhdukura nga një kamp veror hyri në ditën e tretë.

Larry Leitha, Sherifi i Qarkut Kerr në Texas Hill Country, epiqendra e përmbytjeve, tha se 11 vajza dhe një përgjegjës janë ende të zhdukur nga një kamp veror pranë lumit Guadalupe i cili doli nga shtrati.

Leitha tha se janë 18 të rritur dhe 4 fëmijë ende të paidentifikuar, por nuk sqadroi nëse edhe këta 22 individë ishin përfshirë në numrin total të të vdekurve.

Zyrtarët thanë të shtunën se më shumë se 850 persona ishin shpëtuar, përfshirë disa që mbaheshin pas pemëve, pasi stuhia e papritur solli deri në 38 cm shi në të gjithë rajonin. Nuk është e qartë saktësisht se sa njerëz janë ende të zhdukur.

11 vajzat e zhdukura dhe koordinatori i tyre nga kampi veror “Camp Mystic”, një kamp vajzash i krishterë me një traditë gati një shekullore kishte 700 vajza në kohën e përmbytjes. Ngjarja ndodhi gjatë natës kur shumica e fëmijëve ishin në gjumë. Drejtori i kampit Richard "Dick" Eastland vdiq teksa përpiqej të shpëtonte vajzat në kamp. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Berat/ Zjarret rrezikojnë banesat

Dy vatra zjarri janë regjistruar këtë fundjavë në qarkun e Beratit duke shkaktuar dëme në sipërfaqe pyjore. Një nga zjarret ka rënë në fshatin Mbrakull, Njës...

16:24

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI