Flash

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Drake shpërthen pas koncertit të Kendrick: Vdekje për tradhtarët

Lapsi.al 6 July 2025
Drake shpërthen pas koncertit të Kendrick: Vdekje për

Drake ka publikuar një këngë të re  "What Did I Miss?", ku reflekton për humbjet personale pas përplasjes së ashpër me Kendrick Lamar.

Në datën 4 korrik, në transmetimin e tij special "Iceman: Episode 1", Drake zbuloi projektin më të ri muzikor, duke shoqëruar publikimin me një vizual të ngarkuar emocionalisht dhe simbolikisht, ku shihet i rrethuar me armë dhe akull, si për të theksuar gjendjen e tij shpirtërore pas një viti të trazuar.

Në vargjet e para të këngës, Drake nuk i kursen fjalët:

“S’më intereson nëse më doni, s’më intereson nëse më pëlqeni. Më pyesin ‘Si u ndjeve?’ S’mund të them që s’u befasova. Herën e fundit që hodha sytë djathtas, ju ishit aty në krahun tim. Si ka mundësi që disa nga njerëzit që dua rrinë me ata që më kanë sfiduar?”

Ai duket se i referohet drejtpërdrejt koncertit “The Pop Out” të mbajtur nga Kendrick Lamar në qershor 2024 në Los Angeles — një moment kyç në konfliktin mes dy artistëve, ku Lamar performoi pesë herë rresht dissin e tij “Not Like Us”.

Drake shpreh zhgënjimin ndaj ish-miqve të tij që, sipas tij, po qëndrojnë pranë kundërshtarëve të tij:

“Jam prapë në qytetin tënd sonte, me kokën lart. E pashë shokun që shkoi në Pop Out me ata, por ka qenë me ne që nga ‘Headlines’.

 Duket sikur askush nuk është aty derisa të fillosh të japësh orë të florinjta. Dhe askujt s’i intereson derisa të qëndrojnë përballë varrit tënd. Ju keni qenë në këtë mënyrë për shumë kohë.”

Kujtojmë se përplasja mes Drake dhe Kendrick Lamar zgjati disa muaj dhe u publikuan disa këngë nga të dy palët. Lamar arriti sukses të madh me këngën “Not Like Us”, e cila i solli pesë çmime Grammy.

Ish-miq dhe bashkëpunëtorë të Drake, si Future, Metro Boomin dhe Rick Ross, u pozicionuan në krahun e Lamar gjatë kësaj periudhe. Disa prej tyre u shfaqën edhe në koncertin Pop Out në qershor.

Pas kësaj, Drake ndërmori veprime ligjore ndaj Universal Music Group, duke i akuzuar për shpifje dhe përpjekje për të dëmtuar reputacionin e tij. UMG i ka mohuar akuzat dhe ka kërkuar hedhjen poshtë të padisë.

 

 

Të këshilluara

Ndahet nga jeta aktori Julian McMahon

Aktori Julian McMahon ka ndërruar jetë në moshën 56-vjeçare  pas një beteje me kancerin. Lajmin e trishtë e ka konfirmuar bashkëshortja e tij, Kelly Paniagua...

10:27

Brad Pitt: Divorci me Jolie më shkatërroi

Brad Pitt ka filluar një kapitull të ri në jetën e tij pas ndarjes nga Angelina Jolie. Një burim për Us Weekly është shprehur se divorci e kishte "kontrollua...

16:21

Gjykata refuzon lirimin me kusht për Diddy

Sean “Diddy” Combs është dënuar të qëndrojë në paraburgim pasi u shpall fajtor për akuza të lidhura me prostitucionin në gjyqin e tij të shumëpërfolur federal p...

19:50

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI