Flash

Do vriste Albin Kurtin me snajper/ Zbulohet pronari i vilave që shembi Rama në Theth

Lapsi.al 7 July 2025
Do vriste Albin Kurtin me snajper/ Zbulohet pronari i vilave që shembi Rama

Mediat kanë publikuar emrin e ndërtuesit të fshatit turistik në Theth që u denoncuan nga kryeministri Edi Rama si ndërtim pa leje dhe që pasuan një përplasje me Prokurorinë e Shkodrës. Kabinat thuhet se janë në pronësi të Prek Kodrës, një personazh i njohur për drejtësinë.

Në vitin 2021 në një dokument të Njësisë Kundër Terrorizmit të Kosovës, rezulton se ai kishte planifikuar vrasjen me snajper kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe 2 politikanë të tjerë të njohur në Prishtinë.

1751905013_prekkodra.jpg

Ai është shpallur në kërkim për dy nga dosjet më të bujshme të SPAK, njëra si pjesëtar i organizatës kriminale të Suel Çelës në Elbasan që e përfshiu në atentatin ndaj Ardian Çapjas. Masa e dytë për Kodrën në kuadër të dosjes "Metamorfoza", në akuzë për disa ngjarje kriminale.

1751905063_prekkodra.jpg

Pas denoncimit të Ramës, IMT zbriti menjëherë në terren dhe i shembi vilat. Pati edhe një reagim nga Prokuroria e Shkodrës që tha se vendimi i prokurores Elsa Gjeli për të mos nisur hetime është bazuar në ligj, pasi strukturat janë referuar nga policia si kontejnerë të përkohshëm pa themele, të vendosura jo mbi bazamente betoni por në rrasa guri të prera. Si të tilla – thekson prokuroria – nuk kërkohet pajisje me leje ndërtimi. ©LAPSI.al

Kishte planifikuar vrasjen e Albin Kurtit/ Zbulohet pronari i kabinave në

Kishte planifikuar vrasjen e Albin Kurtit/ Zbulohet pronari i kabinave në

Të këshilluara

Merr flakë një shtëpi në Pogradec

Një banesë është perfshirë nga flakët, pak minuta më parë, ne fshatin Trebinjë të Mokrës. Sipas banorëve zjarri i favorizuar dhe nga temperaturat e larta, është...

19:11

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Me sytë katër

PAPARAZZI