Flash

Shkon në 78 numri i viktimave nga përmbytjet në Teksas, dhjetëra të zhdukur

Lapsi.al 7 July 2025
Shkon në 78 numri i viktimave nga përmbytjet në Teksas,

Të paktën 78 persona janë konfirmuar si viktima në Teksasin qendror, ndërsa 41 të tjerë janë ende të zhdukur pas përmbytjeve të së premtes. Gjashtëdhjetë e tetë nga viktimat, përfshirë 28 fëmijë, u regjistruan në qarkun Kerr, ku një kamp vajzash buzë lumit u përmbyt.

Dhjetë vajza dhe një këshilltar nga kampi Mystic nuk janë gjetur ende. Zyrtarët thonë se numri i viktimave me siguri do të rritet.

Në 24 deri në 48 orët e ardhshme, në rajon priten stuhi të tjera, që mund ta vështirësojnë edhe më shumë punën e ekipeve të shpëtimit. Ato tashmë janë duke u përballur me rreziqe – si nga gjarpërinjtë helmues – derisa vazhdojnë kërkimet mes baltës dhe rrënojave.

Guvernatori i Teksasit, Greg Abbott, tha të dielën se autoritetet do të bëjnë gjithçka që është e mundur, për të gjetur çdo person që ende mungon.

“Ishte e tmerrshme të shihje se çfarë përjetuan ata fëmijë të vegjël”, tha Abbott, një ditë pasi vizitoi zonën.

Presidenti Donald Trump nënshkroi të dielën një deklaratë për gjendje të jashtëzakonshme në qarkun Kerr, duke aktivizuar kështu Agjencinë Federale të Menaxhimit të Emergjencave në Teksas. Ai, gjithashtu, tha se mund ta vizitojë këtë shtet të premten.

“Po punojmë nga afër me përfaqësuesit nga Teksasi dhe është një gjë e tmerrshme ajo që ka ndodhur, absolutisht e tmerrshme”, tha Trump. Në Romë, Papa Leoni XIV bëri lutje të veçanta për viktimat në Teksas

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI