Flash

Anna Kendrick në një romancë dashuie me Alex Edelman

Lapsi.al 8 July 2025
Anna Kendrick në një romancë dashuie me Alex Edelman

Anna Kendrick, duket se ka gjetur sërish dashurinë.  Sipas burimeve për revistën People, ajo është në një lidhje me komedianin Alex Edelman.

Thashethemet për çiftin nisën në mars, por janë forcuar së fundmi pasi të dy u fotografuan në një makinë së bashku në Los Angeles.

Një burim pranë çiftit zbuloi: “Nuk duket një lidhje e rastësishme. Anna ka takuar tashmë mamanë e Alex-it, dhe gjithçka duket se po ecën natyrshëm mes tyre.”

Sipas burimit, Anna ishte pranë Edelman edhe gjatë ditëlindjes së tij në muajin mars.

“Anna është shumë e rezervuar për jetën e saj personale,” – tha burimi. “Ata shijojnë darka në restorante të qeta, larg syve të publikut dhe mediave.”

Sipas blogut të famshëm të showbizit Deux Moi, Anna dhe Alex nisën të shoqëroheshin në mars, kur aktorja mori pjesë në një nga shfaqjet e komedianit dhe më pas u panë duke biseduar gjatë pas performancës.

Dyshimet u përforcuan kur paparacët publikuan fotografi të tyre duke udhëtuar me makinë.

Kendrick, 39 vjeçe, ka qenë më parë në lidhje me regjisorin Edgar Wright (2009–2013), më pas me kineastin Ben Richardson (2014–2020), dhe më vonë me aktorin Bill Hader, lidhje e cila përfundoi në vitin 2022.

Në shtator të po atij viti, ajo rrëfeu publikisht se kishte përjetuar një marrëdhënie me abuzim emocional dhe psikologjik.

“Isha në një marrëdhënie ku besoja dhe doja aq shumë dikë, saqë fillova të dyshoja tek vetja ime,” – tregoi ajo për People.

“Edhe sot, trupi im ende ndjen sikur ishte faji im,” – shtoi aktorja, duke reflektuar mbi dhimbjen dhe procesin e shërimit nga trauma e kaluar.

 

Të këshilluara

Zayn Malik flet për racizmin në One Direction

Zayn Malik, ka ndarë një pjesë nga kënga e tij më e re “Fuchsia Sea” në Instagram , ku duket se flet hapur për racizmin që ka përjetuar gjatë kohës në grupin On...

14:31

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI