Flash

Ashley Roberts rrëfen kohën e vështirë në Pussycat Dolls”

Lapsi.al 8 July 2025
Ashley Roberts rrëfen kohën e vështirë në Pussycat

Ashley Roberts, ish-anëtare e Pussycat Dolls, ka treguar për herë të parë për një periudhë tepër të vështirë gjatë karrierës së saj në grupin muzikor.

Në një intervistë për The Times UK, këngëtarja dhe balerina 43-vjeçare zbuloi se gjatë kohës me grupin, ajo u sëmur rëndë dhe mjekët menduan se kishte aneurizëm në tru, ndërsa trupi i saj kishte arritur në pikën e kolapsit total.

Ashley kujton një moment kulmor nga karriera e saj, gjatë një koncerti në New York:

“Mbaj mend kur ishim në skenë dhe turma këndonte bashkë me ne. Mendova: ‘Po ndodh me të vërtetë kjo.’ Ishte si një raketë që shpërthen shpejt dhe me intensitet ekstrem.”

Por pas këtij suksesi të shpejtë, erdhi edhe rraskapitja. Ajo tregoi se nuk kishte fare biseda apo kujdes për shëndetin mendor të anëtarëve të grupit:

“Në atë kohë nuk flitej për gjëra të tilla. Ishte një epokë tjetër. Sot, artistët flasin hapur për betejat e tyre, dhe koncertet përshtaten sipas nevojës.”

Artistja tha se në një moment ishte në tre shtete të ndryshme brenda një dite, ndërsa mënyra e jetesës ishte rraskapitëse: përdorim i Xanax, mungesë gjumi, kequshqyerje, tensione në grup dhe një kalendar shterues koncertesh.

“Në fund, trupi im u dorëzua. U sëmura shumë, shumë rëndë.”

Ajo përfundoi në një spital në Londër, ku mjekët fillimisht dyshuan për aneurizëm në tru. Megjithatë, pas ekzaminimeve rezultoi se simptomat vinin nga stresi kronik dhe lodhja ekstreme.

Edhe në kulmin e krizës shëndetësore, Ashley tregon se nuk i lejonte vetes të ndalonte:

“Mbaj mend që u thashë mjekëve: ‘Duhet të marr avionin për në Gjermani. Kam një koncert. Më jepni diçka që të mund të shkoj.’ Kisha dhimbje koke ekstreme, të vjella. Nuk mund të bëja asgjë.”

Në vitin 2010, kur vendosi të largohej nga Pussycat Dolls, Ashley vuante nga një sërë problemesh serioze shëndetësore.

“Ishte pasojë e viteve me ritëm të çmendur, ku gjithçka ishte vetëm ‘punë, punë, punë’. Askush nuk fliste për ndjenja apo lodhje. Ndiheshim sikur ishim lehtësisht të zëvendësueshme.”

Ashley Roberts ishte pjesë e Pussycat Dolls nga viti 2003 deri në 2010, dhe u ribashkua me grupin për një periudhë të shkurtër nga viti 2019 deri më 2021.

Të këshilluara

Zayn Malik flet për racizmin në One Direction

Zayn Malik, ka ndarë një pjesë nga kënga e tij më e re “Fuchsia Sea” në Instagram , ku duket se flet hapur për racizmin që ka përjetuar gjatë kohës në grupin On...

14:31

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI