Flash

Johnny Depp rrëfen fëmijërinë e dhimbshme

Lapsi.al 8 July 2025
Johnny Depp rrëfen fëmijërinë e dhimbshme

Aktori i njohur i “Pirates of the Caribbean”, Johnny Depp, ka rrëfyer së fundmi se si fëmijëria e tij e vështirë dhe abuzive ka ndikuar drejtpërdrejt në mënyrën se si ai vendosi të rrisë fëmijët e tij.

Në një intervistë për The Telegraph, të publikuar më 5 korrik, Depp foli hapur për marrëdhënien e tij me nënën e ndjerë, Betty Sue Palmer, duke e përshkruar si të dhunshme fizikisht dhe emocionalisht.

“Më rrihte me çdo gjë që i dilte përpara – një shkop, një këpucë, një tabakë cigare, madje edhe një telefon,” – tha aktori.

“Por i jam mirënjohës. Ajo më mësoi si të mos rris fëmijët e mi. Thjesht bëj të kundërtën e asaj që bëri ajo.”

Edhe pse më vonë u bë i afërt me nënën e tij, e cila ndërroi jetë në vitin 2016 në moshën 81-vjeçare, Depp ka folur më herët për traumën që i la fëmijëria.

Gjatë gjyqit të famshëm për shpifje ndaj ish-bashkëshortes Amber Heard në 2022, ai tregoi se nëna e tij ishte "e dhunshme dhe mizore" ndaj tij dhe motrës së tij, Christi Dembrowski.

“Abuzimi verbal dhe psikologjik ishte më i keq se dhuna fizike,” – u shpreh Depp.

“Dhimbjen fizike e mëson si ta durosh. Por fjalët, të copëtojnë brenda.”

Dembrowski, motra e aktorit, dëshmoi në gjyq se nëna e tyre ishte shpesh e dhunshme. Ajo tregoi se asnjëri prej tyre nuk u përgjigj kurrë me dhunë.

“Që kur ishim të vegjël, vendosëm se kur të kishim shtëpinë tonë, nuk do të përsërisnim kurrë atë që përjetuam në fëmijëri.”

 

 

Të këshilluara

Zayn Malik flet për racizmin në One Direction

Zayn Malik, ka ndarë një pjesë nga kënga e tij më e re “Fuchsia Sea” në Instagram , ku duket se flet hapur për racizmin që ka përjetuar gjatë kohës në grupin On...

14:31

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI