Flash

Kërkon lirimin me kusht, sot seanca në gjykatën e Fierit për Salianjin

Lapsi.al 8 July 2025
Kërkon lirimin me kusht, sot seanca në gjykatën e Fierit për

Ditën e sotme në Gjykatën e Fierit zhvillohet seanca për shqyrtimin e kërkesës së ish-deputetit demokrat Ervin Salianji për lirimin me kusht nga burgu. Mësohet se shërbimi i Provës do paraqesë raportin e saj në bazë të të cilit do të vendoset për pranimin ose rrëzimin e kërkesës për lirim me kusht të ish-deputetit demokrat.

Ervin Salianji është dënuar me një vit burg për dosjen "Babale". Ai është dënuar së bashku me Albert Veliun, që pritet të vuaj dënimin me 10 muaj burg si dhe gazetarin Jetmir Olldashi me 100 orë punë komunitare.

Shkalla e parë vendosi që Salianji të dënohet për kallëzim të rrëmë, në lidhje me një denoncim që ka bërë për vëllanë e ish-Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafa, Agron Xhafa. Në audio-përgjimin që publikoi Salianji, thuhej se Agron Xhafa ishte pjesë e një rrjeti kriminal të trafikut të lëndëve narkotike.

Të këshilluara

Kursi i këmbimit valutor për ditën e sotme

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, euro do të blihet me 97.4 lekë dhe do të shitet me 98.2 lekë, ndërsa një dollar amerikan do blihet sot me 82.8 lekë dhe d...

08:04

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI