Flash

Rihanna flet për shtatzëninë dhe emrin e foshnjës

Lapsi.al 8 July 2025
Rihanna flet për shtatzëninë dhe emrin e foshnjës

Rihanna është në pritje të ëmbël për herë të tretë dhe duket se tashmë ka nisur të mendojë për emrin e bebushit që do të vijë në jetë.

Në premierën e filmit të saj të ri “Smurfs”, këngëtarja  foli për Entertainment Tonight dhe tregoi se ajo dhe partneri i saj A$AP Rocky kanë vendosur për shkronjën e parë të emrit të foshnjës.

“Gjithmonë do të jetë një emër që fillon me R. Është gjëja e vetme për të cilën unë dhe Rocky nuk zihemi kurrë,” – tha Rihanna me shaja.

Çifti  janë tashmë prindër të dy djemve: RZA, 3 vjeç, dhe Riot, 23 muajsh. Një burim për revistën PEOPLE zbuloi së fundmi:

“Rihanna dhe Rocky janë jashtëzakonisht të lumtur që do të zgjerojnë edhe një herë familjen e tyre. Ata e kanë përqafuar këtë kapitull me gjithë zemër, dhe lidhja e tyre është forcuar shumë që kur janë bërë prindër.”

Sipas burimit, reperi 36-vjeçar është mjaft i përfshirë në çdo aspekt të prindërimit – nga ndërrimi i pelenave, deri te rutinat e gjumit dhe kujdesi për fëmijët.

“Ai e ndihmon Rihannën që të pushojë. Kujdeset për gjithçka në shtëpi, i përgatit banjë relaksuese, i masazhon këmbët dhe i sjell ushqime gjatë natës.”

Burimi shton se kjo shtatzëni është veçanërisht domethënëse për çiftin, pasi ata ndihen më të bashkuar se kurrë më parë.

“Rocky është tifozi më i madh i Rihannës. E bën gjithmonë të qeshë dhe e mban atmosferën të mbushur me dashuri.”

 

 

Të këshilluara

Johnny Depp rrëfen fëmijërinë e dhimbshme

Aktori i njohur i “Pirates of the Caribbean”, Johnny Depp, ka rrëfyer së fundmi se si fëmijëria e tij e vështirë dhe abuzive ka ndikuar drejtpërdrejt në mënyrën...

18:33

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI