Flash

“U prish plani, por kishim atë B”: Tetova euforik por kualifikimi vendoset në Islandë

Lapsi.al 8 July 2025
“U prish plani, por kishim atë B”: Tetova euforik por

“E prisja të vështirë, duke parë edhe dëmtimin e Ndrecës, ishim të detyruar të fusnin Selmanin mbrojtës linje. Na u prishën ekulibrat, nuk e kishim përgatitur ndeshjen kështu. Pjesën e dytë ishim superiorë, ishim përpara portës. Jam i kënaqur nga rezultati”. Kështu është shprehur pas fitores në ndeshjen e parë të raundit të parë në Champions Edlir Tetova. Tekniku i Egnatias i gëzohet suksesit 1-0 të vendosur nga Gruda, i ardhuri i fundit i merkatos. “Jam i kënaqur nga afrimet e verës, janë lojtarë që ishin në listën time. Akoma nuk janë në ritmin e skuadrës, por sot bënë shumë mirë”.

Keqardhja është e gjitha në këtë pikë për dëmtimin e Ndrecës, që sapo ishte rikuperuar dhe kartoni i kuq në pankinë për Regi Lushkjan, që do të mungojë në kthimin kundër Breidablik: “Nuk kam informacion shumë të saktë për Ndrecën – tha Tetova -, por mendoj këmba e vjetër, po ai dëmtim që ka pasur. Nuk mendoi se ndikoi euforia. Na u prish një plan, por kishim planin B. Për momentin nuk kishim zëvendësues për Ndrecën. E kemi marrë mbrojtësin, por nuk është në këtë turn për çështje dokumentash”.

Lexo më tej: Debutim ëndërrash në Champions,Gruda i jep fitoren Egnatias: Breidablik bie në shtesë

Ndeshja e ardhshme në transfertë natyrisht që nuk parashikohet e lehtë, me islandezët që janë me kampionatin në zhvillim. "I vetmi shqetësimi është ritmi i kundërshtarëve. Në transfertë do të jetë një ndeshje më e kujdesshme. Egnatia e menaxhoi shumë mirë, goditëm traversën. Gjithçka ngelët e hapur në ndeshjen tjetër” e mbylli Tetova.

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI