Flash

Audio-regjistrimi/ Trump: U thashë Putin dhe Xi se do bombardoja Moskën dhe Pekinin

Lapsi.al 9 July 2025
Audio-regjistrimi/ Trump: U thashë Putin dhe Xi se do bombardoja

Donald Trump ka deklaruar në një takim privat me donatorë vitin e kaluar se dikur u përpoq ta pengonte Presidentin rus Vladimir Putin të sulmonte Ukrainën duke e kërcënuar atë se do të "bombardonte Moskën" në shenjë hakmarrjeje. Audio është publikuar nga CNN.

"Putinit i thashë: “Nëse hyni në Ukrainë, do ta bombardoj Moskën deri në fund”. Po ju them se nuk kam zgjidhje tjetër. Dhe pastaj [Putin] më thotë, si, “Nuk ju besoj”. Por ai më besoi 10%."

Trump më vonë pretendoi se i kishte përcjellë një paralajmërim të ngjashëm Presidentit kinez Xi Jinping në lidhje me një pushtim të mundshëm të Tajvanit, duke i thënë se SHBA-të do të bombardonin Pekinin si përgjigje.

"Ai mendonte se isha i çmendur," tha Trump për Xi, përpara se të vinte në dukje se "nuk kemi pasur ndonjë problem." Trump thotë në mbledhjen e fondeve për vitin 2024 se kërcënoi të bombardonte Moskën nëse Putini do të pushtonte Ukrainën.

Deklaratat janë bërë teksa Trump paraqiste argumentet e tij për një mandat të dytë. Ato janë regjistrime audio të mbledhjeve në New York dhe Florida, të cilat u morën më vonë nga Josh Dawsey, Tyler Pager dhe Isaac Arnsdorf. Ata i zbardhën disa një libër të publikuar me titullin: "2024". Audioja nuk ishte transmetuar kurrë më parë. Fushata e Trump refuzoi të komentonte mbi përmbajtjen e kasetave.

Audioja tregon një anë më të çlirët të Trump pas dyerve të mbyllura për t'u bërë thirrje donatorëve të pasur ta mbështesnin në zgjedhje. Trump iu referua bisedave të tij me Putinin dhe Xi teksa argumentonte se do të kishte shmangur konfliktet në Ukrainë dhe Gaza nëse do të ishte president në vend të Joe Biden, një pretendim që ai vazhdon ta përsërisë tani që po përpiqet t'u japë fund të dy luftërave.

Të martën, Trump shprehu përsëri zhgënjimin me rezistencën e Putinit ndaj një marrëveshjeje paqeje, duke u ankuar se udhëheqësi rus po fliste "shumë budallallëqe" ndaj SHBA-së. "Nuk jam i kënaqur me Putinin", tha ai gjatë një takimi të kabinetit. "Jam shumë i pakënaqur me ta". ©LAPSI.al

Të këshilluara

Aksidenti në punë i merr jetën 38-vjeçarit

Një 38-vjeçar humbi jetën pas një aksidenti në punë në një gurore në zonën e Mamurrasit, në Kurbin. Sipas Policisë së Kurbinit, ngjarja ndodhi rreth orës 12:00,...

19:44

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI