Flash

Beleri në Parlamentin Europian: Rama lider autokrat

Lapsi.al 9 July 2025
Beleri në Parlamentin Europian: Rama lider autokrat

Parlamenti Europian diskutoi dhe miratoi sot një rezolutë për Shqipërinë. Gjatë seancës mbajti një fjalë edhe Fredi Beleri që bëri kritika të forta për qeverinë shqiptare. Fillimisht ai ndal në çështjen e pakicave duke deklaruar se gjatë regjistrimit të popullsisë në vitin 2023, 8 nga 9 pakicat kombëtare të njohura dhe 3 komunitete fetare hodhën dyshime mbi metodologjinë dhe rezultatet e tij.

“35 vjet pas rënies së regjimit komunist, vetëm 50% e pronave janë kthyer tek pronarët legjitimë – ndërsa në zonat ku është e pranishme Minoriteti Kombëtar Grek, kjo përqindje nuk e kalon 20%. Ligji për vetëidentifikimin vazhdon të mbetet i pazbatuar qëllimisht” – tha ai.

Beleri tha se “reforma e shumëpërfolur në drejtësi ka dështuar për shkak të ndërhyrjeve të vazhdueshme të qeverisë shqiptare. Vetëm disa orë më parë, ambasadori i Bashkimit Evropian, z. Silvio Gonzato, denoncoi një tjetër ndërhyrje nga ana e kryeministrit shqiptar”.

“Gjatë zgjedhjeve të fundit, raportet e vëzhguesve të OSBE-së dhe Parlamentit Evropian flasin për presione politike ndaj votuesve, manipulim të mediave, ndërhyrje të krimit të organizuar në procesin zgjedhor dhe burime të dyshimta financimi” -tha Beleri.

Ai citoi Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë se 4 miliardë euro qarkullojnë jashtë sistemit bankar, në një vend me PBB vetëm 27 miliardë euro.

“Nëse vazhdojmë të injorojmë këtë realitet, vetëm sa do të forcojmë euroskepticizmin në një shoqëri ku më parë nuk ekzistonte. Një pjesë e shoqërisë shqiptare e percepton këtë mbështetje jo si ndihmë për popullin, por si mbështetje për liderin autokratik, Edi Rama. Dhe kjo është gjëja e fundit që i duhet Shqipërisë dhe Evropës” – tha Beleri. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Aksidenti në punë i merr jetën 38-vjeçarit

Një 38-vjeçar humbi jetën pas një aksidenti në punë në një gurore në zonën e Mamurrasit, në Kurbin. Sipas Policisë së Kurbinit, ngjarja ndodhi rreth orës 12:00,...

19:44

Zjarr tjetër në Gjirokastër

Një vatër zjarri është regjistruar në fshatin Kardhiq të rrethit Gjirokastër nga ku raportohet se një sipërfaqe prej rreth 3 dynym me bimësi u dogj. Sipas infor...

16:35

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI