Flash

Ismajli prezantohet te Torino: firmos një kontratë deri në vitin 2027

Lapsi.al 9 July 2025
Ismajli prezantohet te Torino: firmos një kontratë deri në vitin
Ardian Ismajli është një lojtar i ri i Torinos. Klubi granata zyrtarizon teserimin e mbrojtësit shqiptar me një kontratë që e lidh me Torinon deri në 30 qershor 2027, me opsionin edhe për një sezon pasardhës. Pasi mbylli raportin me Empolin pas 4 vitesh, Torino shpejtoi të siguronte prapavijën me një lojtar me një stabilitet të admirueshëm performancash. 28-vjeçari kuqezi numëron 106 paraqitje në elitën e futbollit italian, ku do të vazhdojë ende të luajë. Me kontratën e re me Torinon, Ismajli do të përfitojë 1.1 milionë euro në sezon.

KUSH ËSHTË ISMAJLI?

Ardian Ismajli, lindur në Majance, në Kosovë, në 30 shtator 1996, është rritur në moshat e 2 Korrikut për tu transferuar pastaj te Hajduk Split në vitin 2016 ku debutoi mes profesionistëve. Në shtator 2020 vjen thirrja nga Italia, te Spezia ku koleksionoi 21 prezenca, një gol e dy asist. Në vitin 2021 Ismajli u transferua te Empoli, me 106 prezenca. Mbrojtësi shqiptar ka luajtur edhe për dy kombëtare, atë të Kosovës e të Shqipërisë, fanellën e të cilës vesh aktualisht.

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI