Flash

Protesta në Theth, banori shpërthen në lot: Kam ndërtuar në tokën time

Lapsi.al 9 July 2025
Protesta në Theth, banori shpërthen në lot: Kam ndërtuar

Një banor me aftësi të kufizuara i cili ishte i pranishëm në protestën kundër shembjes së objekteve në Theth tha se ka investuar kursimet e jetës. Mes lotësh banori shprehet se ka ndërtuar pesë shtëpi prej druri në tokën e tij të trashëguar ndër vite dhe se nuk ka bërë asnjë pëllëmbë beton. I pyetur për leje, ai thotë se kanë aplikuar por nuk ua kanë dhënë. Me lot në sy ai kërkon prej shtetit që të mos i prishë objektin sepse dalim në rrugë të madhe.

"Të gjithë shpenzimet e jetës. Kam ndërtuar 5 shtëpia druri pa beton dhe asgjë në tokën time. Kemi kërkuar por thonë nuk ka leje, toka është e imja, është trashëgimtare brez pas brezi. Kërkojmë prej shtetit që të mos i prishë sepse dalim në rrugë të madhe. Veç me vdekur, nuk e di me çfarë ka me jetuar familja ime. Synojmë me na lënë shteti me jetuar. Vetë kanë thënë me investuar, unë nuk jam i ardhur por jam këtu. Toka është e jona 200 vjeçare. Ashtu siç kanë thënë kemi investuar, nuk ka asnjë pëllëmbë beton," thotë banori.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI