Flash

Urdhrat e Ramës, nisin dorëheqjet e drejtorëve në Fier

Lapsi.al 10 July 2025
Urdhrat e Ramës, nisin dorëheqjet e drejtorëve në Fier

Në bashkinë e Fierit kanë nisur dorëheqjet e drejtorëve me përjashtim të atyre të cilët janë emëruar pas muajit janar. Teksa kanë nisur të dorëzohen dorëheqjet në grup pranë kryetarit Armando Subashi, mësohet se disa drejtues nuk do të preken nga 'vetëpastrimi'.

Burime thonë se në mbledhjen ku kryeministri kërkoi dorëheqjen e drejtuesve vendorë në Fier, sqaroi se emërimet e bëra pas muajit janar përjashtohen nga ky urdhër. Kështu në Fier drejtorët e OSHE, kadastrës, tatimeve, nuk do të jenë të detyruar të japin dorëheqjen pasi janë emëruar muajt e fundit.

Duke qenë se “shënjestra” e këtij aksioni politik të kryeministrit Edi Rama, janë drejtuesit e vjetër të administratës vendore. Në bashkinë e Fierit ende nuk janë dhënë dorëheqjet e dy nënkryetareve Baso Bregu dhe Suela Prifti, por është përzgjedhur emri i ri për këtë post. Behet fjalë për Nustret Avdulla, ish-deputet i PDIU , i cili iu bashkua PS pas zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare të vitit 2021.

Po ashtu edhe pranë drejtorisë së burimeve njerëzore në bashkinë e Durrësit janë depozituar dorëheqjet e të gjithë drejtorëve në varësi nga bashkia.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI