Flash

Zbulohet shkaku i vdekjes së aktorit Julian McMahon

Lapsi.al 10 July 2025
Zbulohet shkaku i vdekjes së aktorit Julian McMahon

Shkaku i vdekjes së aktorit Julian McMahon, i cili u bë i famshëm me rolet e tij në serialet Nip/Tuckdhe Charmed, është bërë publik.

Sipas një raporti të përpiluar nga Zyra e Mjekësisë Ligjore në Pinellas County, Florida, të siguruar nga revista PEOPLE, aktori ndërroi jetë si pasojë e metastazave të mushkërive, që u shkaktuan nga një kancer metastatik i kokës dhe qafës.

Gruaja e aktorit, Kelly, në një deklaratë për PEOPLE më 4 korrik, konfirmoi ndarjen nga jeta të bashkëshortit të saj pas një beteje të gjatë dhe të heshtur me kancerin.

“Me zemër të hapur, dua të ndaj me botën se bashkëshorti im i dashur, Julian McMahon, u nda nga jeta këtë javë, pas një përpjekjeje të guximshme për të mposhtur kancerin,” – u shpreh Kelly.

“Juliani e donte jetën. E donte familjen e tij, miqtë, punën, dhe mbi të gjitha – fansat e tij. Dëshira më e thellë e tij ishte të sillte gëzim në sa më shumë jetë të ishte e mundur,” shtoi ajo.

“Kërkojmë mbështetje dhe privatësi për familjen tonë gjatë kësaj kohe zie. Dhe urojmë që ata që Julian i ka prekur me gëzim, ta vazhdojnë jetën duke e ndjerë këtë dritë.”

Në Charmed, McMahon luajti rolin e Cole Turner mes viteve 2000 dhe 2005, një nga personazhet më të dashur dhe të diskutuar të serialit.

 

Të këshilluara

Dolly Parton tërhiqet nga muzika?

Dolly Parton ka zbuluar se po merr një pauzë nga muzika pas ndarjes nga jeta të bashkëshortit të saj, Carl Dean, i cili ndërroi jetë në muajin mars. “Nuk mun...

14:16

Gjykata cakton datën e dënimit për Diddy

Reperi  Sean “Diddy” Combs do të dëgjojë vendimin përfundimtar të gjykatës më 3 tetor 2025, pasi gjyqtari Arun Subramanian ka miratuar këtë datë pas një marrëve...

20:13

Johnny Depp rrëfen fëmijërinë e dhimbshme

Aktori i njohur i “Pirates of the Caribbean”, Johnny Depp, ka rrëfyer së fundmi se si fëmijëria e tij e vështirë dhe abuzive ka ndikuar drejtpërdrejt në mënyrën...

18:33

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI