Flash

Chris Brown deklarohet i pafajshëm për sulmin në Londër

Lapsi.al 11 July 2025
Chris Brown deklarohet i pafajshëm për sulmin në Londër

Këngëtari i njohur amerikan, Chris Brown, është deklaruar i pafajshëm për dy akuza të reja në lidhje me një sulm të dyshuar në një klub nate në Londër në vitin 2023. Ai u paraqit në Gjykatën e Kurorës në Southwark të premten, më 11 korrik, për seancën më të fundit gjyqësore.

Sipas BBC, 36-vjeçari u deklarua i pafajshëm për shkaktim të dëmtimit të vërtetë trupor ndaj producentit muzikor Abe Diaw, si dhe për mbajtje të një arme të rrezikshme, në këtë rast një shishe tekile, gjatë incidentit të dyshuar.

Prokuroria e përshkroi sulmin si të "paprovokuar", ndërsa gjatë daljes nga gjykata, Brown - përshëndeti shkurtimisht fansat që kishin ardhur ta mbështesnin. Më herët, më 20 qershor, autori i hitit "Forever" ishte deklaruar po ashtu i pafajshëm për shkaktim të lëndimeve të rënda trupore lidhur me të njëjtin incident.

Chris Brown u arrestua më 15 maj 2025 nga Policia Metropolitane e Londrës në një hotel në Manchester. Sipas deklaratës zyrtare:

“Një 36-vjeçar u arrestua rreth orës 02:00 në lidhje me një sulm të dyshuar më 19 shkurt 2023 në një lokal në Hanover Square."

Më 21 maj, ai u lirua me garanci prej 6.7 milionë dollarësh, duke paguar menjëherë 4.5 milionë dhe pjesën tjetër brenda një jave. Atij iu kërkua të dorëzojë pasaportën nëse nuk është në udhëtim për turne, dhe të njoftojë gjykatën për adresën e banimit.

Derisa të nisë gjyqi më 24 tetor 2026, Brown nuk lejohet të largohet nga Mbretëria e Bashkuar, nuk mund të kontaktojë me akuzuesin dhe nuk mund të vizitojë klubin ku ndodhi incidenti.

Në nëntor 2023, Abe Diaw e paditi Brown në një gjykatë civile në Los Angeles, duke pretenduar se ishte goditur në kokë  dhe kishte pësuar lëndime të përhershme, përfshirë çarje në kokë, dëmtime në këmbë dhe shqetësim të madh emocional. Si armë u përmend një shishe tekile Don Julio 1942.

Sidoqoftë, më 27 qershor 2025, Diaw kërkoi të tërhiqte padinë civile, me vendim që e ndalon atë të rihapë çështjen në të ardhmen. Megjithatë, procesi penal në Mbretërinë e Bashkuar mbetet aktiv dhe Brown përballet ende me akuzat penale.

Të këshilluara

Dolly Parton tërhiqet nga muzika?

Dolly Parton ka zbuluar se po merr një pauzë nga muzika pas ndarjes nga jeta të bashkëshortit të saj, Carl Dean, i cili ndërroi jetë në muajin mars. “Nuk mun...

14:16

Gjykata cakton datën e dënimit për Diddy

Reperi  Sean “Diddy” Combs do të dëgjojë vendimin përfundimtar të gjykatës më 3 tetor 2025, pasi gjyqtari Arun Subramanian ka miratuar këtë datë pas një marrëve...

20:13

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI