Flash

Hapësirat publike, Policia sekuestron 90 çadra dhe shezlongë në plazhin e Darëzezës

Lapsi.al 11 July 2025
Hapësirat publike, Policia sekuestron 90 çadra dhe shezlongë

Policia e Fierit ka vijuar aksionin për lirimin e hapësirave publike. Në plazhin e Darzëzezës blutë bëjnë me dije se sekuestruan 90 komplete me çadra dhe shezlongë. Ndërkohë në gjendje të lirë do të hetohet pronari i subjektit që kishte vënë objektet, në kundërshtim me ligjin.

"Me objektiv lirimin e hapësirave publike, të zëna pa autorizim, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier dhe ato të Seksionit të Krimit Ekonomik, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Bashkiake, po kryejnë kontrolle sistematike në zonat urbane dhe bregdetare.

Gjatë këtyre kontrolleve u konstatua se në një stacion plazhi në Darëzezë, ishin vënë pa leje, rreth 90 komplete me çadra dhe shezlongë.

Për këtë rast u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për pronarin e subjektit që kishte vënë këto objekte, shtetasin D. M., 26 vjeç, për veprat penale “Pushtimi i tokës”, "Fshehja e të ardhurave" dhe "Ushtrimi i aktivitetit tregtar i pa pajisur me kasë fiskale".

Kontrollet vijojnë. Materialet procedurale iu kaluan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme", njofton policia.

Të këshilluara

Këmbimi valutor për ditën e sotme

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, euro do të blihet me 97.4 lekë dhe do të shitet me 98.2 lekë, ndërsa një dollar amerikan do blihet sot me 83.2 lekë dhe d...

08:04

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI