Flash

Justin Bieber rikthehet me albumin e ri “SWAG”

Lapsi.al 11 July 2025
Justin Bieber rikthehet me albumin e ri “SWAG”

Justin Bieber publikoi së fundmi projektin e tij të ri muzikor me titullin "SWAG", nën shtëpinë diskografike Def Jam, duke shënuar kështu rikthimin e tij në skenën muzikore pas tre vitesh nga albumi i fundit, Justice.

Albumi përmban 21 këngë, ku nuk mungojnë bashkëpunimet me emra të njohur të muzikës si Gunna, Sexxy Red, Cash Cobain, Lil B, Eddie Benjamin dhe të tjerë. Disa nga titujt që bien në sy janë: “ALL I CAN TAKE”, “STANDING ON BUSINESS”, “FORGIVENESS”, “THERAPY SESSION” dhe “DAISIES”. Projekti tashmë është i disponueshëm për dëgjim në platformat Spotify dhe Apple Music.

Burime për revistën PEOPLE zbuluan se albumi sjell një atmosferë më të thellë dhe më të papërpunuar krahasuar me projektet e mëparshme të këngëtarit, megjithatë nuk është aspak “depresiv”, por emocional dhe i sinqertë.

Burimet treguan gjithashty se djali 10-muajsh i Justin-it, Jack Blues, të cilin ai e ka me bashkëshorten Hailey Baldwin Bieber, ka qenë një ndikim i madh në ndjeshmërinë dhe zemrën e albumit SWAG.

Pak para publikimit të albumit, një billboard gjigand në Islandë me fytyrën e Bieber dhe mbishkrimin “SWAG” u bë viral në rrjete sociale. Po të njëjtën ditë, një billboard i ngjashëm u shfaq edhe në Los Angeles.

Ndërkohë, Bieber postoi në Instagram një video nga New York City ku shfaqej një ekran i madh me tituj të këngëve të reja, duke konfirmuar kështu zyrtarisht albumin e ri.

Në muajin maj, një tjetër burim konfirmoi për PEOPLE se Justin Bieber ishte izoluar për disa javë në Eleven Deplar Farm në Ólafsfjörður të Islandës, një resort luksoz me studio muzikore të dedikuar për artistët, për të punuar në projektin e ri.

 

 

Të këshilluara

Dolly Parton tërhiqet nga muzika?

Dolly Parton ka zbuluar se po merr një pauzë nga muzika pas ndarjes nga jeta të bashkëshortit të saj, Carl Dean, i cili ndërroi jetë në muajin mars. “Nuk mun...

14:16

Gjykata cakton datën e dënimit për Diddy

Reperi  Sean “Diddy” Combs do të dëgjojë vendimin përfundimtar të gjykatës më 3 tetor 2025, pasi gjyqtari Arun Subramanian ka miratuar këtë datë pas një marrëve...

20:13

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI