Flash

Justin Bieber rrëfen krizën martesore me Hailey në albumin “Swag”

Lapsi.al 11 July 2025
Justin Bieber rrëfen krizën martesore me Hailey në albumin

Justin Bieber ka zgjedhur t’u përgjigjet drejtpërdrejt thashethemeve për krizën në martesën e tij me Hailey Bieber — përmes albumit të tij të ri surprizë, “Swag”, që u publikua të premten.

Albumi përmban 21 këngë, mes tyre balada të ndjera ku këngëtari flet për tensionet në marrëdhënien e tij me Hailey. Kënga “Walking Away” është cilësuar si “e çmendur” nga fansat në rrjetin social X, për shkak të tekstit të drejtpërdrejtë dhe emocioneve të forta.

“Zemër, më mirë ndalemi para se të themi ndonjë budallallëk / Po testojmë durimin tonë / Mbase kemi nevojë për një pushim, për të kujtuar ç’është mëshira... Por unë nuk po largohem,” këndon Bieber.

Ai i referohet Hailey-t si “diamanti” i tij dhe i kujton se i ka bërë një premtim që do të ndryshojë. “Këto janë dhimbjet e rritjes... por unë nuk po largohem,” shton ai në këngë.

Në këngën tjetër “Daisies”, Bieber shfaq pasiguri mbi dashurinë e bashkëshortes së tij:

“Ti the ‘Përgjithmonë’, por a e kishe seriozisht apo jo? Nëse s’është e duhura, e respektoj... por nëse të duhet kohë, merr kohën tënde.”

Në këngën “Go Baby”, këngëtari 31-vjeçar e quan Hailey-n “ikonë” dhe vlerëson markën e saj të make-up-it, Rhode. Ai i thotë asaj të mos mbajë gjithçka brenda dhe ta përdorë atë si krah për të qarë:

“Kur drita kthehet në hije dhe gjithçka bëhet e vështirë, unë jam aty. Mos u shtir sikur je mirë – nuk ka nevojë për këtë.”

Albumi u publikua një ditë pasi Bieber postoi foto të Hailey dhe djalit të tyre Jack, 10 muajsh, në Instagram për të promovuar projektin. Çifti, që u martua në 2018 dhe rinovoi zotimet në vitin 2024, vazhdoi të shfaqet i bashkuar në publik, pavarësisht thashethemeve për ndarje, përdorim të supozuar të drogës nga Justin dhe vështirësi financiare.

Hailey gjithashtu reagoi ashpër ndaj komenteve në rrjete sociale dhe në një intervistë për Vogue, duke thënë:

“Do të mendoje që pasi bëhesh me fëmijë, njerëzit do të qetësoheshin... por jo.”

 

Të këshilluara

Dolly Parton tërhiqet nga muzika?

Dolly Parton ka zbuluar se po merr një pauzë nga muzika pas ndarjes nga jeta të bashkëshortit të saj, Carl Dean, i cili ndërroi jetë në muajin mars. “Nuk mun...

14:16

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI