Flash

Mjekët pa Kufij: Ka rritje të madhe të kequshqyerjes në Gazë

Lapsi.al 11 July 2025
Mjekët pa Kufij: Ka rritje të madhe të kequshqyerjes në

Mjekët pa Kufij kanë paralajmëruar se popullsia në Rripin e Gazës, që po përjeton luftime të rënda, po vuan gjithnjë e më shumë nga uria. Ekipet në terren kanë vërejtur "një rritje të shpejtë dhe të paparë të kequshqyerjes akute tek njerëzit në Gazë", thanë ata.

Në dy qendrat e saj shëndetësore në qytetin e Gazës dhe në qytetin bregdetar Al-Mavasi, aktualisht janë duke marrë trajtim ambulator më shumë se 700 gra shtatzëna dhe gjidhënëse si dhe gati 500 fëmijë me kequshqyerje të rëndë dhe të moderuar.

Numri i rasteve të kequshqyerjes në qendrën e saj në qytetin e Gazës është katërfishuar pothuajse për më pak se dy muaj, nga 293 raste në maj në 983 raste në fillim të korrikut. Prej tyre, 326 raste përfshijnë fëmijë të moshës nga 6 deri në 23 muaj, theksuan ata.

“Kjo është hera e parë që shohim një shkallë kaq të rëndë të rasteve të kequshqyerjes në Gazë”, thuhet në komunikatën e tyre.

“Zia e bukës në Gazë është e qëllimshme, mund të përfundojë që nesër nëse autoritetet izraelite lejojnë hyrjen e ushqimit në sasi të mëdha”, sipas tyre.

Izraeli kufizon në minimumin e mundshëm futjen e ushqimit në Gazë, si dhe e mbikëqyr shpërndarjen e mëvonshme të tij.

Mjekët pa Kufij i bënë thirrje Izraelit të lejojë menjëherë qasje të pakufizuar në ndihmat humanitare, përfshirë ushqimin dhe ilaçet, si dhe mbrojtjen e popullsisë civile.

Izraeli kontrollon të gjitha pikat e hyrjes në Rripin e Gazës dhe rrjedhimisht edhe rrugët e transportit për ndihmat humanitare.

Izraeli e justifikon kufizimin e ndihmave duke pretenduar se Hamasi grupi i shpallur organizatë terroriste nga SHBA dhe BE – i plaçkit ato. Sipas organizatave të OKB-së, nuk ka asnjë provë që kjo të ketë ndodhur./REL

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI