Flash

Rama: Kryetarët e njësive Administrative duhet të shkarkohen

Lapsi.al 11 July 2025
Rama: Kryetarët e njësive Administrative duhet të shkarkohen

Kryeministri Edi Rama ka urdhëruar sot që të shkarkohen të gjithë kryetarët e Njësive Administrative në të gjithë Republikën e Shqipërisë. Gjatë një takimi në Durrës me kryetarët e Bashkive, Rama tha se atyre duhet t'u rijepet mudësia, por duke iu dhënë mundësia dhe të tjerëve që të tregojnë se mund të jenë më të zotë se ata. Sipas tij, votat që PS mori në zgjedhjet e 11 majit anë rritur diferencën midis të qenurit anëtarë partie dhe të dashurit këtë parti në krye.

"Se e shoh që këtu ka edhe kryetarë të forcave të tjera, por sa i përket kryetarëve të Partisë Socialiste të gjithë kryetarët e njësive Administrative të Republikës së Shqipërisë duhet të shkarkohen. Dhe t'u rijepet mundësia, por duke iu dhënë mundësia dhe të tjerëve që të tregojnë se mund të jenë më të zotë se ata. Votat që kemi marrë e kanë rritur diferencën midis asaj sa jemi ne anëtarë partie dhe sa janë ata që e duan këtë parti në krye dhe do të thotë që të rrisim edhe hapësirën për ata të tjerët që nuk na njohin, nuk janë çdo ditë me ne", tha Rama.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI