Flash

SPAK tërhiqet nga kërkesa për shkarkimin e prokurores Armida Hamiti

Lapsi.al 11 July 2025
SPAK tërhiqet nga kërkesa për shkarkimin e prokurores Armida

SPAK u tërhoq të premten nga kërkesa për shkarkimin e prokurores Armida Hamiti, ankimi për të cilën ishte bërë kryesisht mbi dyshimet për pasurinë e bashkëshortit para martese.

Në seancë Adnan Xholi që përfaqësoi SPAK la të kuptohej se ishte bindur nga provat e sjellë prej prokurores dhe se kërkonte lënien në fuqi të vendimit të KPK për të. Hamiti po ashtu kërkoi lënien në fuqi të vendimmarrjes së KPK për të, duke arsyetuar se pasuria e saj dhe e bashkëshortit vinte nga burime të ligjshme.

Prokurorja e Tiranës, Armida Hamiti (Moçka), u konfirmua në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit më 21 dhjetor 2022, pasi u aplikua parimi i proporcionalitetit lidhur me gjetjet në kriterin e pasurisë, duke konkluduar se ajo kishte arritur nivel të besueshëm në këtë kriter rivlerësimi.

Por ky vendim i Komisionit u ankimua nga atëherë Komisioneri Publik, në shkurt 2023. Komisioneri këmbënguli në ankim se problemet e gjetura në kriterin e pasurisë duhej të sillnin shkarkimin e prokurores.

Trupa e kryesuar nga Rezarta Schuetz dhe me anëtarë Sokol Çomo, Ina Rama, Albana Shtylla dhe Mimoza Tasi tha se do të njoftonte vendimin në datë 17 korrik.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI