Flash

Taksistët afganë shpikin një kondicioner të ri për t’i shpëtuar të nxehtit

Lapsi.al 11 July 2025
Taksistët afganë shpikin një kondicioner të ri për
Në një qytet provincial në Afganistan, disa taksi janë parë ditët e fundit me fuçi dhe tuba shkarkimi të montuar "në mënyrë amatoreske" në tavanet e tyre. Pamja i habiti vendasit dhe turistët, por shoferët shpjeguan se këto ishin sisteme ftohjeje të improvizuara që i kishin ndërtuar vetë, në përpjekje për të përballuar të nxehtin brenda automjeteve të tyre të vjetra. Temperaturat shpesh kalojnë 40°C në qytetin jugor të Kandaharit dhe, siç raportojnë shoferët, kondicionerët e makinave të tyre prishen po aq shpesh. "Ky funksionon më mirë se kondicioneri" - thotë shoferi Abdul Bari për AFP. "Kondicionerët ftohin vetëm pjesën e përparme. Ky sistem që përdor një radiator makine dërgon ajër në të gjithë makinën." Një video e publikuar AFP tregon Abdulin duke ngjitur tubin e ventilimit të radiatorit në xhamin e taksisë, ndërsa një koleg ngjitet në çati për të siguruar pjesën qendrore të strukturës. I vetmi disavantazh i këtij sistemi, thotë Bari, është se ai duhet ta mbushë fuçinë me ujë dy herë në ditë. “Por për mua funksionon mirë”, shton ai. Ndërsa Gul Mohammad, një tjetër shofer taksie në Kandahar, thotë se iu drejtua këtyre ftohësve të bërë me porosi që disa vite më parë kur moti filloi të bëhej shumë i nxehtë ". "Kondicionerët në këto makina nuk funksiononin dhe riparimet ishin shumë të shtrenjta. Kështu që shkova te një teknik dhe ai më bëri një ftohës të veçantë", - i tha ai AFP-së. 32-vjeçari shpenzoi 43 dollarë për të. "Pa këtë sistem, situata është shumë e vështirë", tha 19-vjeçari Nurullah, i cili tha se kohët e fundit kishte pasur nevojë për lëngje intravenoze për të trajtuar goditjen nga nxehtësia. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI