Flash

Të rinjtë shqiptarë, të fundit në Europë për të ardhurat sipas fuqisë blerëse

Të rinjtë shqiptarë janë ndër më të varfrit në Europë për sa u përket të ardhurave të familjeve ku jetojnë dhe më të varfrit nëse llogariten të ardhurat sipas fuqisë blerëse. Sipas të dhënave të Eurostat për vitin 2025, të analizuara nga Euronews, të ardhurat mediane vjetore të disponueshme të familjeve të të rinjve të […]

07:12

Rënia e “Air India", hetimi: Ndërprerësit e karburantit u ndalën pak para rrëzimit

Lapsi.al 12 July 2025
Rënia e “Air India", hetimi: Ndërprerësit e

Ndërprerësit për kontrollim të karburantit në motorët e aeroplanit të kompanisë ajrore Air India, i cili është rrëzuar pak pasi është nisur dhe ka lënë të vdekur 260 persona muajin e kaluar, e kanë ndryshuar statusin nga pozicioni i “ rrjedhshëm” në të “ndalur” pak para se të ndodhte incidenti, është thënë në një raport paraprak hetimor të shtunën.

Në raportin e lëshuar nga Byroja për Hetimin e Aksidenteve të Aeroplanëve të Indisë, nuk janë dhënë përfundime apo se kush ka faj për katastrofën e 12 qershorit, mirëpo sipas të dhënave të kutisë së zezë, një pilot e ka pyetur tjetrin se pse e ka ndalur karburantin dhe i dyti i ka thënë se nuk ka vepruar ashtu.

Aeroplani i llojit Boeing 787-8 ishte nisur nga Ahmedabadi, qytet në perëndim të Indisë, për në Londër. Si pasojë e rrëzimit të aeroplanit kanë vdekur 242 persona në bord dhe 19 tjerë që kanë qenë në vendin e përplasjes. Një pasagjer ka mbijetuar mrekullisht. Ai ka qenë një shtetas britanik, i cili ka arritur të largohet nga copëzat e aeroplanit dhe tashmë është liruar nga spitali.

Në raportin prej 15 faqesh, byroja për hetime ka thënë se sapo aeroplani ka arritur në shpejtësinë e duhur “ndërprerësit për karburant të motorëve 1 dhe 2 janë ndalur me një distancë nga njëri-tjetri prej 1 sekonde”. Menjëherë pas këtij veprimi, raportohet se aeroplani e ka humbur drejtimin.

Sipas raportit, ndërprerësit janë rikthyer sërish në pozicionin “rrjedhës” dhe motorët kanë fituar fuqi, mirëpo njëri prej pilotëve veçse e ka nisur sinjalin për emergjencë. Kontrollorët e trafikut ajror i kanë pyetur pilotët se çfarë ka ndodhur, mirëpo e kanë parë aeroplanin të rrëzuar dhe e kanë angazhuar menjëherë personelin për emergjenca në vendin e ngjarjes./ REL

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI