Flash

50 Cent sulmon sërish Diddy: Video AI me fustan rozë dhe baby oil

Lapsi.al 13 July 2025
50 Cent sulmon sërish Diddy: Video AI me fustan rozë dhe baby oil

50 Cent nuk ndalet me ironitë ndaj rivalit të tij të vjetër, Sean “Diddy” Combs. R

eperi postoi një video të krijuar me inteligjencë artificiale ku Diddy shfaqet duke parakaluar në një pasarelë mode, i veshur me një fustan rozë me logon e Johnson & Johnson “baby oil” në pjesën e përparme. Videoja shoqërohej me këngën “Baby Oil Freak Off Party”.

“Se dija që Diddy mori pjesë në sfilatën e Michael Amiri-t”, shkroi 50 Cent në Instagram, duke ironizuar me sasinë e madhe të vajit për bebe të gjetur nga FBI gjatë bastisjeve në shtëpitë e Combs në Miami dhe Los Angeles vitin e kaluar.

[embed]https://www.instagram.com/reel/DL-8ZtDu336/?utm_source=ig_web_copy_link[/embed]

50 ka qenë një nga kritiket më të zëshëm të Combs gjatë problemeve ligjore të këtij të fundit, duke postuar herë pas here imazhe AI dhe meme në rrjetet sociale. Në maj, ai postoi një tjetër seri fotosh AI pas raportimeve se ish-e dashura e Diddy-t, Cassie, kishte deklaruar se ai i kishte kërkuar të hynte në një pishinë të mbushur me vaj bebeje.

Megjithëse në fillim të korrikut 50 Cent e “uroi” Diddy-n për fitimin e disa akuzave në gjyqin federal për trafik seksual – duke thënë “Diddy mposhti FBI-në, ky djalë është i fortë!” – ai e vazhdoi talljen duke e quajtur atë “Gay John Gotti”, duke iu referuar bosit të famshëm të mafies i cili u shpall i pafajshëm në një gjyq, por më pas u dënua.

 

 

Të këshilluara

Vanessa Hudgens, nënë për herë të dytë

Vanessa Hudgens ka zbuluar se është në pritje të fëmijës së saj të dytë me bashkëshortin, Cole Tucker. “Raundi i dytë!!!!” shkroi ajo në Instagram të shtunën...

10:28

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI